Flash News

E-TJERA

Shtrëngim masash? Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve

Shtrëngim masash? Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve

Sot në orën 10.30 Komiteti Teknik i Ekspertëve do të zhvillojë një konferencë për mediat. Njoftimi është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Mbledhja e ekspertëve të shëndetësisë vjen teksa shifrat me Covid-19 në vendin tonë kanë arritur rekorde ditore. Ndryshe nga muaji dhjetor, në janar rastet ditore janë shumëfishuar.

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk i shtrëngoi masat për festat e fundvitit, madje ditën e ndërrimit të viteve nuk kishte as orë policore. Praktika që u ndoq në vendin tonë ishte ndryshe nga ajo e shteteve të tjera, të cilat të shqetësuara nga varianti më ngjitës i Omicrom i ashpërsuan masat në fund të dhjetorit.

Të fundit