Flash News

E-TJERA

Shtyhet data për negociatat, Fuga ‘ndan sekretin’: Dështimi është vetëm në kokat tona

Shtyhet data për negociatat, Fuga ‘ndan sekretin’:
Artan Fuga, akademik

Akademiku i njohur Artan Fuga ka komentuar vendimin për shtyrjen e negociatave të Shqipërisë me BE-ne për në pranverën e vitit të ardhshëm.

Në një status në rrjetet sociale, Fuga thotë se askush nuk ka dështuar, përkundrazi sipas tij, dështimi është vetëm në kokat tona që e dëshirojmë këtë integrim.

Shqipërisë edhe Maqedonisë të Veriut (çfarë emri!!!) iu shtynë bisedimet për të hapur procesin e integrimit në Bashkimit Europian.

Doni të dini sekretin?

Sipas meje, askush nuk ka dështuar, përkundrazi dështimi është vetëm në kokat tona që e dëshirojmë këtë integrim.

Puna është se forca të rëndësishme sociale dhe politike e konsiderojnë si sukses këtë dështim sipas nesh.

Dështimi është sukses dhe suksesi është dështim. Në media dhe ligjërimet politike këto terma të rëndësishëm janë përdorur gabim.

Derisa ta kuptojmë se dështimi për ne është suksesi i atyre, kurrë nuk do të kuptojmë gjë as nga gjeopolitika, as nga politika e brendshme, as nga ekonomia, as nga diplomacia, as nga retorika, as nga asgjë.

Do të jemi thjesht "idiotë" në politikë! Ata kërkojnë atë që nuk e duan! Ju duket alogjike si shprehje? Aq më mirë!”, shkruan profesori.

Të fundit