Flash News

E-TJERA

Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, ende nuk ka një datë për mbledhjen e radhës

Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, ende nuk ka një

Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohej heqja e imunitetit të Belinda Ballukut, kërkesë kjo e Prokurorisë së Posaçme që i hap rrugë arrestimit të ministres dhe zv.kryeministres.

Mbledhja u shty por për shkak të mungesës së konsensusit, por ende nuk ka një datë për mbledhjen e radhës.

Partia Demokratike ka kërkuar që takimi i ardhshëm të mbahet në 22 dhjetor.

Nga ana tjetër Partia Socialiste ka kundërshtuar pasi insiston që kjo mbledhje të shtyhet për në muajin janar, ndërsa SPAK kërkon që mbledhja të zhvillohet nga maksimumi 3 deri në 5 ditët e ardhshme.

Sakaq, avokat i Balluku ka kërkuar 3 javë kohë për t’u njohur me dosjen. 

Po ashtu, prokurorët kanë sqaruar se materiali i USB-së mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve, duke respektuar procedurat ligjore, ndërkohë që Prokuroria ka dhënë gjithashtu dakordësinë që edhe avokati i Ballukut të njihet me provat.

 

Të fundit