Flash News

E-TJERA

Shtyhet mbledhja e Komisionit Rregullator për fletën e votimit, Celibashi 24 orë kohë të propozojë vetëm një variant

Shtyhet mbledhja e Komisionit Rregullator për fletën e votimit,

Është mbyllur mes debatesh dhe pa vendimmarrje mbledhja e Komisionit Rregullator për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi kishte paraqitur tre variante të fletës se votimit, dy me emra dhe një me numra, por përfaqësuesit debatuan për faktin se komisioneri duhet të paraqiste vetëm një variant, si dhe për kompetencat që sipas përfaqësuesit të PS nuk është kompetencë e Komisionit Rregullator.

Pas debatit në mbledhjen që zgjati rreth dy orë, Celibashi ka marrë 24 orë kohë për të ripropozuar aktin për përmbajtjen e fletës së votimit

Debati:

Eridjan Salianji, PS: Duke u referuar te baza ligjore neni 20 pika 1, përcakton kompetencat e rregullatorit, nuk e gjej në këtë dispozitë një kopetencë nga ana juaj për të vendosur lidhur me përmbajtjen e fletës së votimit, i takon kryekomisioinerit dhe ai mundet me vendimmarrje, pasi nuk ua jep ju të drejtës për të diskutuar ju të drejtën, është e KQZ por jo e Komisionit Rregullator, por e komisionerit dhe këtu doja të pushojë shqyrtimi administrativ e tja kaloni komisionerit për shqyrtim.

Helga Vukaj: Është kompetencë e Komisionit Rregullator. Komisioneri , Celibashi na ka paraqitur tre variante, kam paqartësi e ndarjes që duhet ti bëjmë kur Celibashi duhet të paraqiste një akt. Kjo prirje në tre verione na fut në dilemën se cili ëhstë përfundimi i Celibashit, ndaj ose ti lëmë kohë të zgjedhë versionin përfundimtar dhe të japim vullnetin tonë.

Shqiptarët kanë përzgjedhur në sondazhin e KQZ se kush është fleta më e përshtatshme prej tyre. Njëra ka marrë 79% të votave. Mund të ishte një orientim i shkëlqyer.

Ivi Kaso, PD: Para brendësisë së aktit, është detyrim që tja ktheni komisionerit për saktësim aktin. Më pas diskutojmë për natyrën e aktit. Akti të jetë i saktë dhe i qartë në tryezën tuaj të diskutimit.

Muharrem Çakaj, anëtar i Rregullatorit (LSI): PS është njohur me materialin, dhe nuk ka pasur asnjë pretendim deri tani. Komisioni Rregullator i ka këto të drejta. (Të miratojë fletën e votimit). Celibashi të na sjellë një model konkret flete votimi, në mënyrë që ne ta miratojmë ose ta rrëzojmë. I japim kohë më shumë nëse atij i duhet për të na sjellë një variant konkret.

Ervin Salianji,: Nuk dua të shtyhet mbledhja. Çohuni ju nga tavolina, të ulet Celibashi aty dhe të miratojmë po sot fletën e votimit.

Helga Vukaj: Celibashi është kosheint dhe i vetëdijshëm se ne jemi kompetentë për të miratuar fletën e votimit. Ai ndaj na e ka sjellë neve në tryezë.

Ilirjan Celibashi: Unë e kam shprehur çështjen e kompetencës. E kam sjellë ta shqyrtojë Rregullatori. Le të marrim kohë sic tha përfaqësuesi i PD, ta saktësoj unë aktin, do ta risjell më një propozim konkret se si e konsideroj unë fletën e votimit, pastaj ju vazhdoni me debatin nëse e keni ose jo kompentencë. E tërheq këtë akt me tre variante, dhe jua sjell me një.

Aktin e tërheq për ta sjellë me një propozim konkret si do të jetë përmbajtja e fletës së votimit. Kjo nuk i përjashton variantet, që komisioneri ka bërë me faktorë të tjerë apo veçmas. Riparaqitja do të jetë jo më vonë së 24 orë nga ky moment.

Të fundit