Flash News

E-TJERA

Shtyhet me 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve

Shtyhet me 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve

Shtyhet me 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve sipas një Arti Normativ të firmosur nga kryeministri Rama dhe ministrja Belinda Balluku. DPRRTSH sqaron se me këtë VKM çdo certifikatë aktuale fiton edhe 3 muaj vlefshmëri. 

Shtyrja e kolaudimit me 3 muaj bëhet për shkak se gjatë 2020 pati bllokime qarkullimi dhe gjithashtu bëhet që t’i jepet kohë shërbimit të ri të kolaudimit të përgatitet për rifillimin, duke i dhënë kohë edhe daljes së ndryshimeve në Kodin Rrugor që është miratuar si draft në qeveri dhe pret kalimin në parlament gjatë janarit. Shërbimi i ri i kolaudimit po përgatitet për të kaluar nga koncensionari në shtet.

Shtyrje të vlefshmërisë së certifikatave përfitojnë të gjitha llojet e mjeteve, megjithëse taksat duhet te paguhen në afatet përkatëse, pasi kanë kamata. 

Rreth 1 muaj më parë u noftua se shërbimi i ri i kolaudimit do t’i kalojë shtetit, duke nisur nga data 1 janar. Por në datën 30 dhjetor ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se ky vendim është shtyrë për një moment të dytë pa dhënë  një datë konkrete.

Shtyhet me 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve

Të fundit