Flash News

E-TJERA

Shtyhet ngritja e Komisioneve Hetimore për 25 prillin, inceneratorët dhe Becchettin; PS kërkon konsensus

Shtyhet ngritja e Komisioneve Hetimore për 25 prillin, inceneratorët

Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë ngritjen e Komisioneve Hetimore për çështjet që Partisë Demokratike ka kërkuar hetim. Kryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar konsensus për këtë çështje.

“Ky debat realizohet me qëllim gjetjen e një konsensusi ndërmjet palëve lidhur me objektin e hetimit, deri në arritjen e një vendimmarrje”, ka thënë Balla gjatë Konferencës së Kryetarëve

Deri më tani, Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e disa Komisioneve Hetimore. Kërkon hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit (mbylljen e kufijëve për emigrantët, punësimet dhe legalizimet në prag të zgjedhjeve, patronazhistët, etj).

Gjithashtu ka depozituar kërkesë në Kuvend për hetimin e dosjeve të inceneratorëve duke i konsideruar korruptive dhe për çështjen Becchetti, ku sipërmarrësi italian fitoi në arbitrazh gjyqin kundër shtetit shqiptar për vendimin e mbylljes së biznesit të tij në vendin tonë, duke përfituar edhe një shpërblim mbi 100 milionë eurosh.

Ndërsa në një prononcim për gazetarët, Balla bëri me dije se ka propozuar uljen e numrit të anëtarëve të komisioneve. Sipas tij, sa më pak anëtarë të jenë, më efektive është puna.

"Unë kam propozuar që numri i anëtarëve të komisioneve të mos jetë kaq i madh. Sa më i vogël numri i anëtarëve të komisionit, aq më shumë bëhet. Është marrë në konsideratë kërkesa e deputetit Petrit Vasili që të jetë pjesë e Komisionit hetimor për zgjedhjet parlamentare", tha Balla.

I pyetur për zgjatjen e organeve të vettingut dhe bashkëpunimit për këtë çështje me opozitëm, ai tha se dëshiron që punë të nisë menjëherë. Balla shtoi se shpreson që ndryshimet të ndodhin brenda këtij viti.

“Unë dua që t’i fillojmë diskutimet që sot. Me dëshirën e mirë që kjo çështje të mos jetë pjesë e një pakete, por nevoja që kemi duhet të na çojë tek depozitimi sa më herët që ekspertët tanë, po punojnë për të hartuar.

Është një ndryshim tejet i vogël, është vetëm një fjali e vogël që të shtyhet mandati i institucioneve të vettingut. Besoj se opozita do e mbështesë këtë propozim. Kjo kërkon një kohë 45 ditore, nga dita e depozitimit tek ajo e miratimit. Dua që këto ndryshime të kenë ndodhur deri në krishtlindjet e këtij viti”, tha Balla.

 

 

Të fundit