Flash News

E-TJERA

Shtyhet për në shtator zgjedhja e Avokatit të Popullit

Shtyhet për në shtator zgjedhja e Avokatit të Popullit

Është shtyrë për në shtator zgjedhja e Avokatit të Popullit. Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së të thirrur sot nga kryeministri Rama.

Vendimi vjen në një kohë kur Kuvendi i ka nisur procedurat për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Mandati 5-vjeçar i titullares aktuale Erinda Ballanca ka përfunduar që në maj, kohë kur u bë shtyrja me 30 ditë afat në pritje të një marrëveshje politike mes maxhorancës dhe opozitës.

Emrat e kandidatëve për Avokatin e Popullit:

Altin Goxhaj

Jordan Daci

Evis Fico

Erinda Ballanca

Bledar Dervishaj

Ahmet Premçi

Endri Papajorgji

Brikena Kasmi

Boriana Nikolla

Ermir Kapedani

Olta Aliaj

Jorida Rustemi

Drita Avdyli

Ledio Braho

 

Të fundit