Flash News

E-TJERA

Shtyhet regjistrimi në klasat e para dhe të dhjeta, pas mbylljes së e-Albania

Shtyhet regjistrimi në klasat e para dhe të dhjeta, pas mbylljes

Procesi i regjistrimit për nxënësit në klasat e para dhe të dhjeta është shtyrë deri në një datë të pacaktuar.

Lajmin e dha ministrja e Arsimit Evis Kushi. Shtyrja e regjistrimeve vjen një ditë pasi AKSHi mbylli aksesin në shërbimet publike online dhe institucionet qeveritare, pas një sulmi kibernetik nga jashtë Shqipërisë.

Ministrja shton se do të ketë një njoftim të dytë për rihapjen e regjistrimeve dhe afatet e reja.

"Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa të para dhe të dhjeta, kemi vendosur që afatin e regjistrimeve ta shtyjmë deri në një datë të pacaktuar.

Dëshiroj të garantoj prindërit dhe nxënësit se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit, dhe se çdo nxënës do të ketë mbështetjen tonë të nevojshme deri në finalizimin e procesit.

Në vijim do t’ju informojmë përsëri për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrimit", njofton Kushi. 

Të fundit