Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca për PD, gjykata rrëzon grupin e Bashës

Shtyhet seanca për PD, gjykata rrëzon grupin e Bashës

Gjykata Civile ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesve të Lulzim Bashës për dorëzimin e dokumentacioneve shtesë nga Gazment Bardhit, të bërë në seancën e datës 1 nëntori.

Gjykata u la 2 ditë kohë për paraqitje shtesë të dokumenteve për të vërtetuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar nga Bardhi. Përfaqësuesit thanë në gjykatë se nuk është procesi në fjalë për të sjellë këto dokumente.

Sipas vlerësimit të gjykatës, me gjyqtar Niko Rapi në dosje ka dokumentacione të mjaftueshëm dhe me këtë arsyetim u rrëzua pala e Bashës.

Për shkak të këtij vendimi, përfaqësuesi i Lulzim Bashës, Indrit Sefa, kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Niko Rrapi. Gjykata deklaroi në vijim se vendimi për kërkesën për përjashtim do të merret nga një trupë gjykues.

Në rast të mos pranimit për ndryshim të gjyqtarit, seanca e radhës vendoset në datë 13 nëntor, ora 15:00.

Të fundit