Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca në GJKKO mes Vokshit dhe Nushit

Shtyhet seanca në GJKKO mes Vokshit dhe Nushit

Seanca e radhës e gjykatës, që do të zhvillohej mes Vilma Nushit dhe deputetes së PD, Albana Vokshi, është shtyrë për shkak të mungesës së deputetes demokrate.

Ndërkaq, Vilma Nushi ishte prezente në GJKKO, për t’u përballur me akuzat e ngritura nga deputetja.

Vilma Nushi, së bashku me Shoqërinë 3P Life Logistic, e cila ka fituar koncesionin për Check Up, ka paditur Albana Vokshin për shpifje, veprim penal i parashikuar nga Neni 120 i Kodit Penal.

Kjo padi ka nisur pas deklaratave të Vokshit, e cila akuzoi se vlera e projektit të koncesionit për Check Up ishte 130 milionë euro.

Të fundit