Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën

Shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën

Seanca paraprake ndaj Ilir Metes është shtyrë, pasi avokatet mbrojtëse, Flurtura Kona dhe Esmeralda Ndregjoni, nuk u paraqitën për të përfaqësuar të pandehurën Fatime Kryemadhi.

Autoritetet gjyqësore bënë me dije se seanca e radhës do të zhvillohet më 22 dhjetor 2025, ora 14:30. Shtyrja e seancës u bë gjithashtu për shkak të kërkesës së mbrojtjes së Metës, që kërkoi kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Ky zhvillim vjen pas seancës së kaluar, e cila u shty për mungesë të palëve dhe të gjyqtares së çështjes. Gjatë asaj seance, ish-presidenti kërkoi që të mos qëndronte në kafazin e sallës së gjyqit, duke e konsideruar këtë praktikë si shkelje të të drejtave kushtetuese.

Të fundit