Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, avokatët kërkojnë pushimin e çështjes

Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, avokatët kërkojnë pushimin e

Seanca për çështjen “Gërdeci” ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu është shtyrë për në datën 9 maj.

Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e Prokurorisë e cila është shprehur se nuk është gati të japë konkluzione për çështjen dhe akuzat ndaj Mediut.

Avokatet e ish-ministrit kërkuan pushim të çështjes për efekt parashikimi. Avokati Ardian Visha tha para mediave se hetimet e SPAK për dy vite prodhuan zero rezultat.

"Ai ka të drejtë të jetë i barabartë para ligjit. Kanë kaluar 12 vjet nga fakti penal ndaj zoti Mediu nuk mund të merret i pandehur. Çështja është parashkruar. Pas gati 2 vjetësh hetime të reja të SPAK-ut, që prodhuan zero rezultat, çështja është e pamundur për të vijuar më tej për shkak të parashkrimit”, tha avokati.

Nga ana tjetër, familjarët e viktimave kanë pasur rezerva për gjykatën e cila nuk i ka lejuar të jenë pjesë e seancën gjyqësore.

“Duhet të jemi pjesë e procesit deri në fund. Nuk e kuptoj pse gjykata e posaçme po vepron kështu.
Nuk arrijmë dot akoma ta kuptojmë pse. Por arsyeja që mendoj më shumë është se nuk do që ky proces të hyjë në detaje që ne do i sillnim. ndërkohë që gjykata do t’i bjerë shkurt dhe nuk do detaje, arsye tjetër nuk kuptoj se mund të ketë. Dëmi ekonomik erdhi nga shpërthimi. I njëjti shpërthim solli dhe viktima. Akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit nuk kanë sens”, tha avokati i familjarëve.

Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, avokatët kërkojnë pushimin e Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, avokatët kërkojnë pushimin e Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, avokatët kërkojnë pushimin e Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, avokatët kërkojnë pushimin e Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, avokatët kërkojnë pushimin e

Të fundit