Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca për Tahirin dhe Çelën, kur do të zhvillohet

Shtyhet seanca për Tahirin dhe Çelën, kur do të zhvillohet

Është shtyrë seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, pasi mungonin avokatët e këtij të fundit. Apeli i GJKKO-së vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 5 janar.

Ish-ministri nuk ka pranuar të japë një koment pasi ka dalë nga gjykata, por është larguar menjëherë me avokatin e tij. Tahiri u dënua me 3 vjet shërbim prove, por pas këtij dënimi, prokuroria u ankua në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar dënimin sipas akuzave për trafikim narkotikësh në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal.

Në qershor të vitit të kaluar Gjykata e Posaçme e Apelit prishi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe kërkoi shqyrtimin e çështjes nga një tjetër trupë gjykues. Ndërsa sot Gjykata e Lartë vendosi që çështja të rishqyrtohet nga një tjetër trup gjykues në Apel.

 

Të fundit