Flash News

E-TJERA

Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit, e pandehura thyen masën e sigurisë

Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit, e pandehura thyen

Është shtyrë për herë të dytë procesi i gjykimit për inceneratorin e Elbasanit. Shkak mësohet se është bërë mungesa e njoftimit zyrtar të Jonida Zeqos, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

 Pavarësisht Zeqo ndodhet nën masën “arrest shtëpie”, për herë herë të dytë autoritet nuk e gjejnë në adresën përkatëse të bërë të njohur prej saj në Gjykatë.

Prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuar shtyrjen e seancës për njoftimin zyrtar të Zeqos dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për personat e arrestuar.

Seanca e radhës u caktua me 20 prill në orën 09:30. Gjithashtu organi i akuzës, iu përgjigj gjykatës se nuk është ne dijeni të vendodhjes së të pandehurës.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe ish-ministri Lefter Koka nuk kanë marrë pjesë në asnjërën prej seancave.

Të pandehur për inceneratorin e Elbasanit janë, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri, Serafin Papa.

Nga këta prapa hekurave qëndrojnë Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri. Ndërsa në arrest shtëpie qëndrojnë Jonida Zeqo, Etleva Kondi e Serafin Papa.

Në kërkim janë tre administratorët e inceneratorit Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja. 

Të fundit