Flash News

E-TJERA

Shtyu gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sjelljen e Majkos: Akt intimidues

Shtyu gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sjelljen e

Shoqata e Gazetarëve Evropianë ka reaguar pas sjelljes së deputetit socialist Pandeli Majko ndaj gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu. Majko shtyu gazetaren shtatzënë kur e pyeti për listat e hapura.

Në një reagim në Facebook, AEJ dënon sjelljen e Majkos dhe kërkon reagim nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve nga sjelljet që cenojnë punën dhe misionin e tyre, duke e cilësuar një akt intimidues.

“Shoqata e Gazetarëve Europianë (AEJ) dega Shqipëri, dënon sjelljen e ish-kryeministrit dhe deputetit Pandeli Majko ndaj gazetarëve ditën e sotme në ambientet e Parlamentit.

Shtyrja me forcë e gazetarëve Eksiola Shehu, Raziela Myslimaj, Fjoralba Beleshi, të cilat në mënyrë etike dhe profesionale i kërkuan një reagim publik, është një akt i dënueshëm dhe intimidues ndaj mediave.

Shoqata e Gazetarëve Europianë dega Shqipëri kërkon reagim institucional nga Kryetarja e Kuvendit për të mbrojtur të drejtën e gazetarëve nga sjelljet e deputetëve që cenojnë punën dhe misionin e medias”, thuhet në reagim.

Të fundit