Flash News

E-TJERA

Shuhet në moshën 72-vjeçare ish-ministri shqiptar

Shuhet në moshën 72-vjeçare ish-ministri shqiptar

Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare ish-ministri dhe eksperti i njohur Ylli Çabiri. 

Ai ka qenë ministër i Ekonomisë në qeveritë e përkohshme drejtuar nga Ylli Bufi dhe Vilson Ahmeti, në 1991-1992, por ka mbajtur edhe poste të tjera.

Pasi u largua nga politika Çabiri iu përkushtua kërkimit dhe drejtimit shkencor.

Kush ishte Doktor Ylli Çabiri?

Ylli Çabiri ka lindur në qytetin e Elbasanit dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në fakultetin e Inxhinierisë. Studimet pasuniversitare i kreu në Francë në universitetin “Paris XI”. Fitoi vlerësimin “Shkëlqyer” nga universiteti francez për studimin e tij të doktoraturës mi Çeliqet Shqiptare.

Deri në vitin 1988 la punuar si: Drejtues i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Siderurgjike, më pas Drejtor në Këshillin e Ministrave, Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit me Jashtë dhe Zëvendësministër i Tregtisë së Jashtme.

Një numër i madh studimesh mbajnë autorësinë dhe kontributin e tij në fushën e qeverisjes së mirë, koordinimit të ndihmës së huaj, decentralizimit të pushtetit , ndarjes territoriale, ecurisë së reformave, varfërisë dhe pabarazisë, punësimit, arsimit, etj.

Të fundit