Flash News

E-TJERA

Si do të jetë moti ditën e sotme

Si do të jetë moti ditën e sotme
Foto ilustruese

Në orët e para të ditës së sotme do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat juglindore.

Ndërkohë pasditja dhe mbrëmja pritet të sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, por pa mundur të gjenerojnë reshje. Ndërsa zonat e ulta dhe bregdetare, sipas Meteoalb, do të mbeten sërish me kthjellime dhe kalime vranësirash të lehta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C në zonat malore deri në 27°C zonat e ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mestare me shpejtësi mbi 40 km/h kryesisht nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë. 

Të fundit