Flash News

E-TJERA

Si do të jetë moti ditën e sotme

Si do të jetë moti ditën e sotme

Kjo e hënë nis me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave, ku më të dukshme këto do të jenë në zonat malore. Por gjatë orëve të pasdites pritet shtim gradual i vranësirave në vend, të cilat do të sjellin reshje të izoluara shiu në zonat veriore.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë me mot të qëndrueshëm. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

 

Të fundit