Flash News

E-TJERA

Si do të jetë moti sot

Si do të jetë moti sot
Foto ilustruese

Vendi ynë do të përfshihet sot nga një mot i kthjellët në pjesën perëndimore, ndërsa në kufirin lindor do të ketë vranësira të lehta.

Sipas Meteoalb, pas mesditës vranësirat bëhen të dukshme në të gjithë vendin por pa reshje.

Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga  2°C deri në 20°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi  35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Të fundit