Flash News

E-TJERA

Si do të ndryshojnë temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Si do të ndryshojnë temperaturat, parashikimi i motit për
Foto ilustruese

Masat ajrore të qëndrueshme do të sjellin kthjellime në pjesën më të madhe të vendit. Ndërkohë në verilindje dhe juglindje të vendit do të ketë vranësira të lehta.

Sipas Metroalb, pasditja do të sjellë largim të vranësirave edhe nga këto rajone duke bërë që kthjellimet të dominojnë në vendin.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur  vlerat ditore nga 1 deri 22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior-verilindor ndërsa në det krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Të fundit