Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Si e riformësoi botën moderne rënia e Murit të Berlinit pas ‘efektit domino’ në të gjitha vendet e Lindjes Komuniste
Publikohet një shkrim që i përket një editorial të BBC-së në vitin 2019, i cili bën fjalë mbi ngjarjet e ndodhura në vitet 1989 – ’90, në Evropën Lindore, që kulmuan me rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor të ’89-ës dhe revoltat që pasuan më pas nën ‘efektin domino’ pothuaj në të gjithë vendet e Lindjes Komuniste, apo siç ishin njohur ndryshe që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, si ‘Demokracitë Popullore’.
Publikohet një shkrim që i përket një editorial të BBC-së në vitin 2019, i cili bën fjalë mbi ngjarjet e ndodhura në vitet 1989 – ’90, në Evropën Lindore, që kulmuan me rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor të ’89-ës dhe revoltat që pasuan më pas nën ‘efektin domino’ pothuaj në të gjithë vendet e Lindjes Komuniste, apo siç ishin njohur ndryshe që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, si ‘Demokracitë Popullore’. Historia e panjohur e zëdhënësit të qeverisë gjermano-lindore, Günter Schabowski, të cilit i’u dorëzua deklarata për shtyp me ndryshimet rreth ligjeve e rregullave të reja që kishte miratuar kabineti qeveritar, ku ai nuk kishte kohë as për t’i lexuar ato para konferencës së tij të rregullt para gazetarëve të shumtë! E gjithë historia e zhvillimit të revoltave në vendet e Lindjes Komuniste të Evropës, që nisi me rënien e Murit të Berlinit dhe përfundoi me tentativën për grusht shteti ndaj liderit të ri rus, Boris Jeltsin, i cili ndihmoi që flamuri sovjetik, të mos valëvitej më pas fundit të vitit 1991, në 15 republikat që kishte nën juridiksionin e saj Moska zyrtare.
Ngjarjet botërore, shpesh, lëvizin shpejt, por është e vështirë të përputhesh me ritmin dhe fuqinë e ndryshimit që ndodhi në 1989-ën, ku kulmoi një nga skenat më të famshme në historinë e fundit, rënia e Murit të Berlinit.
Muri u shemb pjesërisht për shkak të një aksidenti burokratik, por ai ra midis një vale revoltash që e la ‘Bllokun komunist’ të udhëhequr nga sovjetikët, duke dalë në prag të kolapsit dhe ndihmoi në përcaktimin e një rendi të ri botëror.
Si u shemb Muri Berlinit?
Më 9 nëntor 1989, pesë ditë pasi gjysmë milioni njerëz u mblodhën në Berlinin Lindor në një protestë masive, ‘Muri i Berlinit’, që ndante Gjermaninë Lindore komuniste nga Gjermania Perëndimore, u shemb!
Udhëheqësit e Gjermanisë Lindore, ishin përpjekur të qetësonin protestat në rritje duke liruar kufijtë, duke e bërë udhëtimin më të lehtë për Gjermano-lindorët, por ata nuk kishin ndërmend ta hapnin kufirin plotësisht.
Ndryshimet ishin menduar të ishin mjaft të vogla, por mënyra e dorëzimit të tyre, kishte pasoja të mëdha. Shënimet rreth rregullave të reja, i’u dorëzuan një zëdhënësi, Günter Schabowski, i cili nuk kishte kohë as për t’i lexuar ato para konferencës së tij të rregullt për shtyp!
Kur ai e lexoi shënimin me zë të lartë për herë të parë, reporterët u shtangën! “Udhëtimi privat jashtë vendit, tani mund të kërkohet pa parakushte”, tha ai. Ndërkohë ende pa mbaruar fjalën, gazetarët e befasuar, thirrën për më shumë detaje.
Duke zhvendosur shënimet e tij, Z. Schabowski tha se për sa ishte në dijeni, ai ishte efektiv menjëherë.
Në fakt ishte planifikuar të fillonte që të nesërmen, me detaje mbi aplikimin për vizë. Por lajmi që ishte dhënë tashmë në të gjithë emisionet e lajmeve në television, bëri efektin e tij të menjëhershëm dhe gjermano-lindorët u dyndën në kufi në një numër të madh njerëzish.
Harald Jäger, një roje kufitar i ngarkuar atë mbrëmje me shërbim, i tha ‘Der Spiegel’ në 2009-ën, se ai kishte parë konferencën për shtyp me konfuzion, dhe më pas pa që turma po vinte drejt Murit.
Jäger thirri menjëherë eprorët e tij, por ata nuk dhanë asnjë urdhër, as për të hapur portën, as për të hapur zjarr për të ndaluar turmën. Me vetëm një numër të vogël rojesh kufitare që përballën me qindra qytetarë të zemëruar, forca do të kishte qenë e dobishme.
“Njerëzit mund të ishin plagosur ose vrarë edhe pa u qëlluar, në përleshje, ose nëse do të kishte pasur panik midis mijëra njerëzve të mbledhur në pikën kufitare”, i tha ai ‘Der Spiegel’.
“Kjo është arsyeja, pse unë u dhashë njerëzve të mi, urdhrin: ‘Hapni pengesën”!
Mijëra vetë kaluan nëpër atë shteg tip hinke, duke festuar dhe duke qarë, në skena që u pasqyruan menjëherë në të gjithë botën, nëpërmjet ekraneve të stacioneve televizive. Shumë shtetas gjermano-lindorë u ngjitën në murin në Portën e Brandenburgut të Berlinit, duke prerë vetë murin, me çekanë dhe kazma. Një vit i trazuar kishte arritur kulmin.
Pse u shemb Muri?
Pas Luftës së Dytë Botërore, Evropa u gjend nën kontroll nga Bashkimi Sovjetik e ish-aleatët e saj perëndimorë dhe sovjetikët ngritën gradualisht një “Perde të Hekurt”, që ndau Lindjen nga Perëndimi. Gjermania e mundur u nda nga fuqitë pushtuese, si SH.B.A., Britania e Madhe, Franca dhe B.R.S.S. (Bashkim i Republikave Socialiste Sovjetike), me pjesën lindore të pushtuar nga Sovjetikët. Gjermania Lindore, e njohur zyrtarisht si Republika Demokratike Gjermane, u bë baza e Bashkimit Sovjetik në Evropën Perëndimore.
Por Berlini u nda në katër zona: Britanike, Franceze dhe Amerikane në perëndim të qytetit dhe një zonë sovjetike në lindje. Berlini Perëndimor, u bë një ishull i rrethuar nga Gjermania Lindore komuniste.
Muri u ndërtua përfundimisht në vitin 1961, sepse Berlini Lindor po krijonte një ‘hemorragji njerëzish’ për në Perëndim.
Në vitet ’80-të, Bashkimi Sovjetik u përball me probleme të mprehta ekonomike e mungesa të mëdha ushqimore dhe kur një reaktor bërthamor në stacionin elektrik të Çernobilit në Ukrainë shpërtheu në prill të vitit 1986, ajo gjë shënoi një moment simbolik, në kolapsin e afërt të ‘Bllokut komunist’.
Mikhail Gorbachev, lideri relativisht i ri sovjetik që mori pushtetin në vitin 1985, prezantoi një politikë reforme të “Glasnost” (hapjes) dhe “Perestrojkës” (ristrukturimit). Por ngjarjet lëvizën shumë më shpejt, sesa ai mund të parashikonte!
Vala e revoltave
Lëvizjet e reformave tashmë po trazonin me shpejtësi në të gjithë poret e jetës së ‘Bllokut Komunist’. Vitet e aktivizmit të grevave në Poloni, arritën kulmin me votimin e Partisë Komuniste, për legalizimin e Sindikatës së ndaluar të ‘Solidarnostit’.
Deri në shkurt të vitit 1989, ‘Solidarnosti’ ishte në bisedime me qeverinë dhe zgjedhjet pjesërisht të lira në verën e atij viti, bënë që ajo tashmë të zinte vende në parlament. Megjithëse komunistët polakë mbajtën një kuotë vendesh, ‘Solidarnosti’ u bë pjesë vendimarrëse, në të gjitha instancat ku lejohej të merrte pjesë.
Hungarezët gjithashtu, në muajin mars të atij viti, filluan demonstrata masive, për ‘Liri dhe demokraci’. Dy tre muaj më pas, në maj, 150 milje (240 km.) tela me gjemba, u çmontuan përgjatë kufirit me Austrinë, gjë e cila shënoi të çarën dhe hapjen e parë në ‘Perden e Hekurt’. Ndërsa ‘Revolucioni Hungarez’ i vitit 1956, ishte shtypur brutalisht nga sovjetikët me anë të tankeve, tashmë kjo që po ndodhte në 1989-ën, rezultoi të ishte e suksesshme.
Deri në gusht, vala e revoltave ishte ndezur me të vërtetë në të gjithë kufijtë e vendeve të Lindjes Komuniste me ato të Perëndimit, siç ishte Austria. Dy milion njerëz në të gjithë Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë (atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik), zhvilluan një nga demonstratat më të paharrueshme të të ashtuquajturit ‘Revolucion i Kënduar’, kur ata formuan një zinxhir njerëzor prej 370 milje (600 km.) në të gjithë Republikat Balltike, duke kërkuar pavarësi nga Bashkimi Sovjetik.
Në vapën e gushtit të atij viti, Hungaria hapi kufijtë me Austrinë në perëndim, duke lejuar një arratisje masive të refugjatëve të Gjermanisë Lindore.
‘Perdja e Hekurt’ po tundej…!
Çekosllovakia, shtytja e së cilës për liberalizimin e reformës ishte shtypur brutalisht në vitin 1968, siguroi një tjetër mjet shpëtimi. Gjermano-lindorët, mund të udhëtonin në vendin fqinj socialist pa kufizime dhe filluan “të përmbytin” ambasadën e Gjermanisë Perëndimore atje, ku hynë me qindra shtetas, duke u evakuar përfundimisht në Perëndim, me anë të trenave.
Çekët, ende dridhen nga pushtimi Sovjetik i 1968-ës…!
Gjermania Lindore përfundoi duke mbyllur kufirin e saj me Çekosllovakinë në muajin tetor, për të ndaluar valën. Por deri në atë kohë, revolucioni ishte përhapur në vetë Gjermaninë Lindore.
Rebelohet Gjermania Lindore
Ajo filloi me demonstruesit që mblidheshin për ‘Liri dhe demokraci’ në qendër të qytetit të Leipzig. Më 9 tetor, brenda disa ditësh, nga Gjermania Lindore që festonte 40 vjetorin e saj, 70.000 njerëz dolën në rrugë.
Kishte thirrje për zgjedhje të lira nga Gjermania Perëndimore dhe bisedime për reforma nga lideri i ri komunist i Gjermanisë Lindore, Egon Krenz. Askush nuk e dinte që rënia e Murit ishte me javë larg!
Në fund të tetorit të atij viti, parlamenti në Hungari, (të cilët kishin qenë ndër të parët që zhvilluan demonstrata masive), miratoi legjislacionin që parashikonte zgjedhje të drejtpërdrejta presidenciale dhe zgjedhje parlamentare shumë partiake.
Dhe më 31 tetor, numri i protestuesve që kërkonin demokraci në Gjermaninë Lindore, u rritën në gjysmë milioni. Z. Krenz, shkoi në Moskë për takime dhe ai kohët e fundit, i kishte thënë BBC-së, se ishte siguruar, që ribashkimi i Gjermanisë, nuk ishte në rendin e ditës.
Më 4 nëntor, një muaj pasi protestat e Gjermanisë Lindore kishin filluar, rreth gjysmë milioni njerëz u mblodhën në sheshin ‘Alexanderplatz’, në zemër të Berlinit Lindor.
Tre ditë më vonë, qeveria dha dorëheqjen, por nuk kishte ndërmend t’i linte rrugë demokracisë dhe Egon Krenz mbeti kreu i Partisë Komuniste e udhëheqësi de facto i vendit.
Ai nuk do të ishte atje gjatë. Pesë ditë më vonë, Z. Schabowski dha konferencën e tij për shtyp që ndryshoi botën.
Pse sovjetikët nuk përdorën forcë?!
Më parë në ’89-ën, demonstruesit e Pekinit në Sheshin ‘Tiananmen’, të cilët kishin kërkuar ‘Liri e demokraci’ në Kinë, u shtypën me dhunën e tankeve, pas një ndërhyrje të madhe forcash ushtarake.
BRSS, kishte përdorur ushtrinë e saj për të shtypur rebelime më parë. Po pse jo tani?
Brenda vetë Bashkimit Sovjetik, ajo e bëri, duke vrarë 21 protestues që ishin pro pavarësisë në Republikën Sovjetike të Gjeorgjisë. Por diku tjetër, në ‘Bllokun Komunist’, ata nuk e bënë këtë!
Në një ndryshim të politikës sovjetike, Mikhail Gorbaçov, vendosi të mos përdorte kërcënimin e fuqisë ushtarake për të shuar demonstratat masive dhe revolucionin politik në vendet fqinje.
“Tani kemi doktrinën e Frank Sinatra”, i tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Genadi Gerasimov, televizionit amerikan. “Ai ka një këngë”, I (Did) ‘It My Way”. Kështu që çdo vend, vendos vetë se cilën rrugë do të marrë”.
Një kapitull i ri në historinë evropiane
Më 3 dhjetor, Z. Gorbachev dhe Presidenti i SHBA-ve George HW Bush, u ulën krah për krah në Maltë dhe lëshuan një deklaratë, duke thënë se: Lufta e Ftohtë midis dy fuqive, po mbyllej.
Vala e revoltave të vitit 1989, nuk kishte mbaruar ende. Demonstruesit studentë në Pragë, u përplasën me policinë, duke shkaktuar “Revolucionin Kadife”, që përmbysi komunizmin Çekosllovak, brenda disa javësh.
Në Rumani, demonstratat përfunduan me dhunë dhe panë rënien e diktatorit komunist Nicolae Ceausescu. Një qeveri e re mori përsipër drejtimin e vëndit, ndërsa udhëheqësi i rrëzuar iku nga pallati i tij dhe turmat e zemëruara e sulmuan atë.
Ai dhe gruaja e tij Elena, u kapën dhe u ekzekutuan në Ditën e Krishtlindjes. Më shumë se 1.000 njerëz, u vranë në ato trazira para dhe pas Revolucionit, duke e vendosur Rumaninë, larg nga ngjarjet e revoltat që u zhvilluan në vënde të tjera të Lindjes Komuniste, ku nuk pati vrasje dhe gjakderdhje.
Në vitin 1990, Letonia, Lituania dhe Estonia, shfrytëzuan liritë e tyre politike për të mos votuar më qeveritë e tyre komuniste dhe për të bërë lëvizje drejt pavarësisë. Bashkimi Sovjetik po shkatërrohej, por Z. Gorbaçov bëri një përpjekje të fundit fatkeqe, për ta reformuar atë, duke thirrur së bashku udhëheqësit e 15 Republikave Sovjetike.
Komunistët e linjës së ashpër që kundërshtuan reformat e tij, e paraprinë atë, duke provokuar një grusht shteti, ndërsa ai ishte me pushime në Krime, në gushtin e vitit 1991, duke e vendosur Gorbachovin në arrest shtëpie.
Grushti i shtetit, zgjati vetëm tre ditë dhe u shua, pasi forcat pro-demokratike, u mblodhën rreth Boris Jeltsin, president i Republikës Ruse.
Por ajo tentativë për grusht shteti, ishte “zhurma e vdekjes” për BRSS-në dhe një nga një, republikat përbërëse të saj, shpallën pavarësinë dhe si rezultat, flamuri sovjetik valoi për herë të fundit aty deri në fundin e vitit 1991./Memorie.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38