Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Në një vend ku kultura e pagëses së taksave është e dobët, ku besimi se pagesa e tyre mund të shndërrohen në shërbime më të mira publike është i ulët, ku perceptimi që qytetarët nuk trajtohen drejtësisht nga sistemi është i përhapur, ku adminstrimi i mbledhjes së taksave le për të dëshiruar, edhe ku mazhoranca kishte vendosur të rrinte në pushtet edhe duke keq qeverisur, aplikimi i taksimit progresiv ishte i pamundur, siç edhe rezultoi.
Socialistët u mbështetën në fabulën intresante të taksimit progresiv “ku ai që fiton më shumë do të duhet të paguante më shumë”, por e zbatuan atë ekskluzivisht vetëm për të ardhurat nga punësimi duke përjashtuar nga tatimi progresiv jo vetëm të ardhurat nga investimet kapitale (interesa dividende qira) por edhe të ardhurat nga vetëpunësimi. Por socialistët nuk u mjaftuan me kaq .
Në 10 vjetë, me eksperimentet politike të pa studiuara të uljeve dhe përjashtimeve të njëpasnjëshme nga taksat, të cilat bëheshin jo pa qëllim para fushatave zgjedhore, ata cunguan dhe përkeqësuan karkateristikat e sistemit tatimor i cili sot shfaqet jo efektiv,i padrejtë, dhe jo neutral, cilësi këto të cilat zvogëlojnë bazën tatimore, nxisin evazionin dhe informalitetit, si dhe përkeqësojnë klimën e biznesit. Disbalanca më e madhe që krijuan socialistët ishte trajtimi tatimor i të ardhurave nga vetpunësimi.
1.Si edhe pse u ofrua një trajtim tatimor i disbalancuar për të vetpunësuarit ?
Të vetëpunësuarit janë ata persona të cilët janë pronarë të vetëm ose bashkëpronarë të ndërmarrjeve të pa inkorporuara ose ndryshe të quajtur persona fizik. Ndryshe nga vendet e tjera, përfshirë këtu edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, problemi fillon me faktin që ligji shqiptar nuk i trajton të ardhurat nga vetëpunësimi si burime të ardhurave personale por gabimisht i trajton ato si të ardhura nga biznesi. Thënë këtë të vetëpunësuarit, në vend që t’i nënshtrohen tatimit mbi të ardhurat personale i nënshtrohen regjimit të përgjithshëm të tatimit mbi fitimin e biznesit.
Nuk e di nëse e keni harruar ju, por unë edhe ish minsitri Cani nuk mund ta harrojmë fushatën anti-informalitet të vitit 2015 e cila pa u ngjizur mirë, dhe pa arritur akoma rezultate u minua nga “kujdesi politik i barkut të Shën Mërisë së Kryeministrit ” i cili në 2016 përjashtoi bizneset e vogla me xhiro deri në 5 milion lek nga tatim fitimi si dhe reduktoi normën e tatim fitimit në 5% për bizneset me xhiro 5 deri në 8 milion. Gabimi u zgjerua më tej, kur pragu i patatueshëm për këto biznese, me një tjetër të rënë të lapsit u rrit nga 8 milion në 14 milion në vitin 2018. Në kërkim të mandatit të tretë “dashuria socialiste” hapi një tjetër të çarë të madhe në sistemin tatimor me përjashtimin tërësisht nga tatim fitimi i bizneseve me xhiro nën 14 milion lek, ku futeshin edhe të vetpunësuarit.
Në Shqipëri ka rreth 255.640 individë të vetëpunësuar. Bazuar në të dhënat administrative, pothuajse 98.7% e pagave të raportuara nga të vetëpunësuarit janë në nivelin e pagës mininale, edhe paga mesatare e deklaruar e të vetpunesuarve në 2021 ishte 39.340 lekë. Thënë këtë pas 2021 kontributi i vëtëm që të vetpunësuarit japin në të ardhurat e buxhetit të shtetit është pagesa e sigurimeve shoqërore. Hendeku i barrës efektive tatimore midis punësimit dhe vetpunësimit pas ndryshimeve të 2021 u bë mesatarisht 21.4 pikë përqindjeje. Kështu që individët në mënyrë që të minimizonin barrën e tyre tatimore u riorganizuan në biznese të vogla si të vetëpunësuar duke ofruar shërbimet e tyre kryesisht profesionle si nënkontraktorë në vend që të regjistroshin në listat e pagave si të punësuar.
Për më tepër, personat fizikë, shumica e të cilave janë të regjistruar si të vetëpunësuar, janë gjithashtu të avatazhuar në krahasim me bizneset e tjera të organizuara në forma të tjera juridike ( si SHPK apo SHA ) pasi ato nuk paguajnë tatimin mbi dividentin. Të vetëpunësuarit mund të bëjnë investime kapitale në formën e objekteve apo pajisjeve dhe të ardhurat e tyre që janë de facto kombinim i të ardhurave nga puna nga edhe kapitali taksohen me 0 %.
E parafytyroj ndonjë nga koleget e mia socialiste që reciton tribunave duke thënë :“Mbështetja e madhe tek vetëpunësimi e bën Shqipërinë një vend të jashtëzakonshëm në rajon, sepse përqindja e të vetëpunësuarve (nga punësimi total) është mbi 50 për qind në Shqipëri, më e larta në rajon edhe gati sa dyfishi i Serbisë e cila renditet ne vend të dytë sipas vlerësimve të ILO” E saktë, por dardha e ka bishtin mbrapa. Struktura e të vetpunësuarve tregon cilësinë e vetpunësimit dhe pse u vendos të tatohen nga ato vetëm profesionet e lira.
2. Struktura e Vetpunësimit edhe rritja e barrës tatimore vetëm për profesionet e lira!

Grafiku i mësipërm tregon se ndryshe nga mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, shumica e të vetpunësuarve në Shqipëri rreth 57 % e tyre janë individë me aftësi edhe arsim të ulët, ndërsa mestarja e Ballkanit Perëndimor i të vetpunësuarve në këtë kategori është 42%. Ndërsa vetëm 9% e të gjithë të vëtpunësuarve janë me arsim të lartë në këtë kategori futen edhe profesionet e lira. Fakti që vetëpunësimi është më i përhapur tek individët me aftësi dhe arsim të ulët, reflektohet nga fakti që niveli më i lartë i varfërisë, pas të papunëve rezulton tek të vetëpunësuarit. Në Shqipëri rreth 45% që individëve që jetojnë në varfëri deklarojnë që janë të vetëpunësuar.
Një ekonomiste tjetër e majtë Joan Robinson e cila ka prezantuar për herë të parë konceptin e papunësisë së fshehur ose ” papunësisë së maskuar”, do t’u thoshte socialistëve optimistë se krijimi i kësaj armate “të jashtëzakonshme” të vetpunësuarish ku njerzit punojnë me marzhe të ulta fitimi ose ndryshe punojnë për sigurimin e një rroge minimale, nuk është gjë tjetër veçse papunësi e fshehur.

Ka dhe një penalizim tjerër që ngre shqetësimin për një sistem tatimor de facto regresiv. Në shumicën e juridiksioneve, që aplikojnë tatimin progresiv jo të gjithë individët përballen me të njëjtën barrë tatimore vetëm në bazë të ardhurave. Në disa vende, ka lehtësime shtesë tatimore për ciftet që rrisin fëmijë. Shumica e vendeve të OECD-së të cilat aplikojnë tatimin progresiv ofrojnë përfitime për familjet me fëmijë përmes dispozitave tatimore preferenciale, duke ulur kështu barrën tatimore për individët me persona në ngarkim edhe fëmijë, qofshin këto të punësuar ose të vetpunësuar. Ndërsa në Shqipëri një individ që ka fëmijë, apo persona të tjerë në ngarkim paguan për të njëjtat të ardhura të njëjtën barrë tatimore sa një individ beqar.
Ndaj nëse shikojnë strukturën e familjeve të cilat jetojnë në varfëri ajo tregon qartazi përse ka rënë lindshmëria edhe pse politika e bonusit të bebeve ishte e pamjaftueshme edhe pa efekt.
Për sa më lart socialistët aktualë nuk mund të ofronin përveçse “një rregullim” të shpejtë e minimal në sistemin e shpropocionaur progresiv tatimor ku dividendin nuk kanë nguruar ta taksojnë edhe me 8% , ku të ardhurat e tjera taksohen me 15% ndërsa të ardhurat nga puna taksohen deri në 23%. Përfshirja e profesioneve të lira ose 9% të vetpunësuarve në skemën e taksimit progresiv përmbush vetëm kalkulimet politike të socialistë ndërkohë që edhe efekti i ketij ndryshimi do të jetë i papërfillshëm në buxhetin e shtetit pasi xhiro e tyre vjetore është vetëm sa 1% e PBB-së.
Socialistët aktualë janë detyruar të ofrojnë andërën e radhës në sistemin tatimor progresiv, edhe ne duhet ti kuptojmë dreqi e mori! Ato nuk mund të taksojnë, të papunët që me anë të zerimit të taksave i shndërruan në të vetpunësuar edhe votues por nuk i nxorrën nga varfëria.
Ndërsa të majtët (nëse ka ndonjë të tillë akoma ndër socialistë ) e dinë mirë që sistemi i tatimit progresiv është projektuar për të arritur barazi vertikale edhe horizontale duke taksuar nivelet më të larta të të ardhurave me norma më të larta, edhe duke synuar një rishpërndarje më të mirë. Një qeveri e majtë do të kujdesej të siguronte barazi horizontale në taksimin ku së pari llojet të ndryshme të të ardhurave personale përkatësisht, ato nga puna dhe kapital trajtohen në mënyrë të ngjashme;
Së dyti kjo do t’i hapte rrugë konceptit të të ardhurave personale kumulative; së treti kjo do të conte në rritjen e bazës tatimore do të mundësonte rishikimin e shkallëve tatimore dhe normat përkatëse, duke futur edhe shkallë e norma më të ulta të ndërmjetme; edhe së katërti taksimi progresiv ofron mundësi të jashtëzakonshme për të arritur rishpërndarje më të mirë dhe për të ofruar politika sociale efikase siç mund të jetë njohja e shpenzimeve të zbritshme për të gjithë të punësuarit apo të vetpunësuarit të cilët rrisin fëmijë, marrin kredi për shtëpinë e parë , apo për të nxitur sjellje të caktuara në shoqëri siç mund të ishte sigurimi i pronës nga fatkëqësitë natyrore.
Por hartimi i politikave tatimore është zanat, ndërsa qeverisja sipas socialistëve është thjesht mandat!/Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38