Flash News

E-TJERA

Si iu dha BBC-së videoja e masakrës së Krushës?

Si iu dha BBC-së videoja e masakrës së Krushës?

Çështja e masakrës së Krushës ka qenë në qendër të vëmendjes në opinionit publik të ditëve të fundit, sa për konsum mediatik, por edhe për përfitime politike.

I pari, kryeministri Rama dhe më pas disa funksionarë të lartë të PS-së kanë ngritur akuza të rënda karshi liderit të PD-së, Lulzim Basha duke e implikuar atë si fajtor për fshehjen e disa pamjeve nga masakra e Shrebeniës në kohën kur punonte për UNMIK-un në Kosovë. Këto akuza PS-ja i ka mbështetur edhe mbi disa deklarime nga kameramani amator, Milaim Bellanica, i cili ka pretenduar se filmimet e masakrës ku shfaqen të vrarë më shumë se 250 vetë, në Krushë të Madhe ia ka dhënë Lulzim Bashës dhe më pas nuk ka ditur cfarë është bërë me to.

Por, Basha i ftuar në “Real Story” në “Neës 24”, mohoi çdo lloj lidhje me këtë histori duke thënë se nuk e ka takuar asnjëherë Bellanicë.

Gjithashtu tha se nuk e ka hetuar asnjëherë UÇK, kur ka qenë pjesë e UMNIK-ut.

Vetë Milaim Bellanica, deklaroi pak ditë më parë për “Top Channel” se filmimet ia kishte dhënë Bashës për zbardhjen e krimeve serbe dhe ky i fundit i ka zhdukur.

Bellanica nuk e fsheh që ia ka çuar kasetën BBC, madje thotë se Basha ia kerkoi kasetën, kur pamjet dolën në gjigantin britanik.

I vetmi që mund ta sqaroj nëse kaseta është shitur te BBC, apo i është dhënë vetëm disa minuta për transmetim, është deputeti socialist Dashamir Peza pasi ai ka qenë shoqëruesi shqiptar i ekipit të BBC.

Nëse BBC ka blerë origjinalin, cështja zgjidhet pasi Basha nuk ka pasur mundësi të binte në kontakt me materialin, nëse ka marrë vetëm disa sekuenca, atëherë mbetet për t’u verifikuar se çfarë ndodhi me materialin e plotë.

Deri më tani, Dashamir Peza nuk ka bërë asnjë reagim publik për këtë ngjarje.

Të fundit