Flash News

E-TJERA

Si nisi ky vit i ri shkollor

Si nisi ky vit i ri shkollor

Nis viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar. Rreth 29 mijë nxënës ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës. Për herë të parë Shqipëria dhe Kosova kanë Abetaren e përbashkët.

As kjo ditë nuk ndryshoi nga vitet e tjerë. Tirana sot ishte e përfshirë nga kaosi me trafik të rënduar në çdo zonë të saj.

Ky vit i ri shkollor shënon një tkurrje të konsiderueshme të numrit të nxënësve. Numri i nxënësve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës ka rënë me rreth 4%.

Ndërsa në tre dekada, si pasojë e uljes së lindshmërisë dhe emigrimit masiv, numri i nxënësve në arsimin parauniveristar është përgjysmuar.

Por jo vetëm kaq. Përgatitjet për këtë vit të ri shkollor i kushtuan më shtrenjtë prindërve shqiptarë. Furnizimet për shkollë kanë kushtuar rreth 25% krahasuar me vitin e shkuar për shkak të shtrenjtimit të çdo produkti. 

 

Të fundit