Flash News

E-TJERA

Si paraqitet situata e krijuar nga moti i keq në vend

Si paraqitet situata e krijuar nga moti i keq në vend

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës së krijuar moti i keq në vend. Në bashkinë Mirditë, në afërsi të qytetit Rrëshen, një segement rrugë është dëmtuar nga prurjet e shumta të përroit të Zmejës. Në fshatin Lgjin, njësia administrative Orosh, fadromat e bashkisë janë duke punuar për pastrimin e rrugës.

Është mundësuar qarkullimi normal në fshatin Bogë, në njësinë administrative Shkrel, ku pati vërshim të përroit të Bogës. Po ashtu ndërhyrja në kohë normalizoi situatën që u krijua për shkak të prurjeve të përroit të Çullos në Gjirokastër si dhe në lagjen “Lenxat”, në Lazarat si pasojë e prurjeve të përroit të Sopotit.

Sipas të dhënave të Intitutit të Gjeoshkencës si dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i vranët me intervale të pakta e kthjellime, reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriut dhe pjesërisht në zonën e qendrës reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në lartësitë mbi 800-900 në verilindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

 

Të fundit