Flash News

E-TJERA

Si paraqitet situata në vend, problematikat e motit të keq

Si paraqitet situata në vend, problematikat e motit të keq

Reshjet e dendura të shiut, të cilat vijojnë prej ditësh në vend, kanë bërë që situate të mbetet problematike në disa zona.

Në qarkun e Shkodrës, 15 banesa janë përmbytur, ndërsa 1400 hektarë tokë janë nën ujë.

Rruga e Obotit mbetet e pakalueshme. Ndërkohë ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Në 13 shkolla të këtij qarku, mësimi është pezulluar.
Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit, rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rruge 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete.

Në Vlorë, mbetet i pezulluar lundrimi për anijet e peshkimit. Ende në disa fshatra të Selenicës ka mungesë energjie, ndërsa Lumi Vjosë është në nivelin 4.7 metra, brena shtratit të tij.

Sa i përket qarkut të Korçës, rruga Shtyllë-Panarit është bllokuar përsëri si pasojë e reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë natës.

Gjithashtu gjatë natës ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në Leskovik por tashmë janë rikthyer.

 

 

Të fundit