Flash News

E-TJERA

Nga Berisha te liderët ukrainas, Plenkoviç zbardh takimet në Zagreb

Nga Berisha te liderët ukrainas, Plenkoviç zbardh takimet në

Kryeministri kroat Andrej Plenković ka bërë të ditur përmes një postimi në "X", takimet dypalëshe të zhvilluara në kuadër të forumit ndërkombëtar IDU Forum 2026, i mbajtur në Zagreb.

Plenković thekson se gjatë këtij forumi ka zhvilluar bisedime me disa figura të rëndësishme të politikës ndërkombëtare, përfshirë ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, si dhe ish-Kryeministren ukrainase, Yulia Tymoshenko.

Gjithashtu, ai ka zhvilluar takim me Sali Berisha, kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe me Christian Schmidt, Përfaqësues i Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën.

Në listën e takimeve përfshihet edhe Elmar Brok, ish-kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Europian dhe një nga figurat e njohura të Partisë Popullore Europiane.

Të fundit