Flash News

E-TJERA

Komisioni i Sigurisë 'shpërfill' paralajmërimin e Metës, rrëzon dekretin e Presidentit për "Policinë e Shtetit"

Komisioni i Sigurisë 'shpërfill' paralajmërimin e
Foto Ilustruese/ Komisioni i Sigurisë

Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Meta për kthim në Kuvend të ligjit për ‘’Policinë e Shtetit”.

Me votat e shumicës kundër, vetëm deputeti Myslim Murrizi ka votuar pro dekretit të Presidentit.

Në fjalën e tij Murrizi mbështeti argumentet e presidentit Meta se ligji për Policinë e Shtetit i propozuar nga mazhoranca krijon shteg për gjurmimin dhe survejimin e qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Pjesë e mbledhjes së sotme ishte edhe këshilltari i Presidentit, Bledi Dervishaj, i cili bëri të ditura edhe njëherë pretendimet e kreut të shtetit.

Pas Komisionit të Sigurisë, ligji për “Policinë e Shtetit” duhet të kalojë edhe tek Komisioni i Ligjeve dhe më pas në Kuvend për t’u rivotuar. Gjithë debati për ndryshimet në këtë ligj qëndron tek kompetencat e Policisë për të përgjuar, term ky i cili më pas u zëvendësua me ‘mbikqyrje’.

Të fundit