Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Siguria ushqimore, VOA: Sfida më e mëdha me të cilën ndeshen konsumatorët dhe autoritetet S

Në Shqipëri siguria ushqimore, është një prej sfidave më të mëdha me të cilën ndeshen konsumatorët dhe autoritetet përgjegjëse. Politikat në këtë drejtim përbëjnë një prej kapitujve të negociatave me BE. Industria ushqimore ka kaluar në 3 dekadat e fundit, pas rënies së komunizmit, në disa procese të vështira, të lidhura më së shumti me paqartësinë e pronës, informalitetin në bujqësi, fragmentarizimin e parcelave dhe dobësinë institucionale.
Megjithë disa përparime të viteve të fundit, në kuadër të sigurisë ushqimore, sërish problematikat mbeten të mprehta, sidomos kur bëhet fjalë për gjurmueshmërinë e produkteve.
Siguria ushqimore është një prej problemeve që shqetësojnë më së shumti konsumatorëve shqiptarë. Ata e shprehin hapur mosbesimin, apo pasigurinë për produktet që blejnë, qofshin këto fruta përime, me origjinë shtazore apo dhe të tjera.
“Të gjitha me helme janë. Ne e konstatojmë këtë nga bërthamat e papjekura të perimeve”- thotë një qytetar në një prej tregjeve në Tiranë.
“Dallohen ato. Patatet ndonjëherë janë jeshile”- thotë një tjetër qytetare.
“Janë me pesticide të gjithë fruta perimet. Nuk kanë fare shije. Domatet pa shije, speci po ashtu. Edhe mishi në disa vende nuk ka fare shije. Në disa vende është pak më i mirë. Nuk dimë fare se çfarë hamë”- u shpreh një qytetare tjetër.
“Ne hamë që të rrojmë”- shtoi një qytetare.
“Merr portokallet, të duket pa shije. Merr spinaqin pa shije. Mund të jenë dhe farërat që përdoren nga fermerët që i sjellin këto probleme”- argumentoi një prej qytetarëve në një treg në kryeqytet.
Burimin e këtyre shqetësimeve të qytetarëve, mjaft eskpertë e gjejnë të shtrirë ndër vite, te problemet që mbart industria e përpunimit ushqimor dhe sektori bujqësor si paqartësia e pronës, parcelizimi i tokës, informaliteti, edukimi i punonjësve apo qasja në sistemin financiar bankar.
“Industria ushqimore përballet shumë edhe me atë që ne e kemi si plagë dhe nuk po e shërojmë dot që është informaliteti. Rëndom në treg ju do të shikoni produkte që vijnë nga dy botë të ndryshme. Nga ajo bota industriale që është e formalizuar dhe që respekton të gjitha standardet dhe çertifikimet dhe atë që është e rëndësishme gjurmueshmërinë dhe nga ajo bota tjetër e cila është toleruar të ekzistojë, që janë operatorët informalë”- shprehet për Zërin e Amerikës Arben Shkodra, sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar.
Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë, vendeve të BE dhe vendeve të tjera, shoqërohen me politika kontrolli, përsa i takon sigurisë ushqimore. Sipas protokolleve të caktuara ka disa parametra që duhen të plotësojnë produktet ushqimore, fjala vjen në vendet e BE, të cilat kanë ngritur një sistem alarmi të shpejtë për produktet ushqimore, që ndryshe quhet RASFF.
Në 5 vitet e fundit në rastin e Shqipërisë, ky sistem ka dhënë alarmin për 194 raste, prej tëcilave 134 produkte importi dhe 60 eksporti. Shifra e produkteve ushqimore të importit, shpjegohet edhe me sasinë e tyre rreth 3 herë më të lartë, në raport me eksportet. Por nga ana tjetër sipas statistikave zyrtare, edhe eksportet janë rritur me 20% në vitin 2024 që ka sjellë për pasojë një rritje të lehtë të rasteve të evidentuara me probleme, në RASFF, 22 nga 19 një vit më parë. Produktet e eksportit që kanë rezultuar me probleme, janë kryesisht fruta perime, ndërsa ato të importit, variojnë më së shumti nga mishi i pulës, akulloret, sallami apo qumështi-pluhur, që bëjnë pjesë gjithashtu te grupi i produkteve ushqimore me riskun më të lartë.
Në Shqipëri siguria ushqimore monitorohet nga Autoriteti Kombëtar i veterinarisë dhe Mbrojtjes së bimeve dhe Autoriteti Kombëtar i ushqimit. I pari përgjegjës për prodhimin bujqësor dhe blegtoral në fermë (mes të tjerash edhe për përdorimin e pesticideve dhe antibiotikëve) dhe i dyti për sigurinë e të gjitha produkteve ushqimore që ndodhen në treg. Në bazë të një plani kombëtar të ndërtuar mbi rrezikun që paraqesin produktet ushqimore, ku ato me origjinë shtazore mbajnë vendin e parë, këto institucione kryejnë kontrolle në gjithë vendin. Ekspertët këmbëngulin te gjurmueshmëria, pra zinxhiri që ndjek produkti nga operatori ekonomik që e prodhon deri te konsumatori. Ata thonë se ende ka mjaft probleme në këtë drejtim, edhe pse fermerët detyrohen me ligj të mbajnë vetë gjurmueshmërinë.
“Ajo që unë kam identifikuar është një nga problemet kryesore te fermerët, dozometria dhe karenca. Shpeshherë nuk respektohet ajo etiketa e produkteve për mbrojtjen e bimëve, kur thuhet 10 ditë është karenca që do të thotë se ti nuk duhet ta vjelësh produktin për treg nëse nga spërkatja e fundit nuk ka kaluar periudha dhjetë ditore. Nuk është vetëm struktura por i gjithë zinxhiri që duhet të mirëfunksionojë”- thotë Ilir Pilku, ekspert në fushën e bujqësisë.
Në vend ka vetëm dy laboratorë zyrtarë, që kryejnë analiza të produkteve ushqimore, ai Aku dhe ai i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare. Gjatë vitit 2024 AKU dërgoi në ISUV mbi 1 mijë e 10 monstra të fruta perimeve dhe rreth 9% e tyre rezultuan me mbetje mbi normë të pesticideve.
“Dy problemet kryesore që kemi konstatuar janë përdorimi mbi normë i pesticideve, dhe i pesticideve të ndaluara te fruta perimet nga ana e fermerëve dhe gjithashtu përdorimi i mbetjeve ose i antibiotikëve në produktet më origjinë shtazore”- thotë për Zërin e Amerikës Martin Jorgaqi, Drejtor i menaxhimit dhe kontrollit, në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.
Në total AKU ka kryer mbi 30 mijë inspektime në vitin 2024, që kishin në fokus të gjitha produktet ushqimore në tregje, të cilat janë shoqëruar me masa në rastet e shkeljeve, si paraljmërime, gjoba, bllokim produkti, ndërprerje aktiviteti apo kthim në vendin e origjinës.
Që prej vitit 2022, fermerët detyrohen të mbajnë regjistrin e përdorimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve, ose siç quhen ndryshe të pesticideve. Por sërish Autoritetti Kombëtar i Veterinarisë dhe i Mbrojtjes së Bimëve që kontrollon prodhimin në fermë, ka vërejtur shkelje.
“Kemi hasur problematika gjatë viti 2024. Janë kryer mbi 3 mijë kontrolle, nga Autoritetti Kombëtar i Veterinarisë dhe i Mbrojtjes së Bimëve. Për 6 fermerë që kanë përdorur pesticide të ndaluara autoriteti i është drejtuar organeve të drejtësisë. Ka patur edhe raste të përdorimit të tyre mbi normën e lejuar. Janë marrë masa sipas legjislacionit në fuqi”- thotë për Zërin e Amerikës Valdete Buca, përfaqësuese e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
Por këto kontrolle nga AKU dhe AKVMB janë kryer në subjekte tregtare formale. Ndërkohë në mjaft njësi vendore, tregtimi informal i prodhimeve bujqësore dhe blegtorale në rrugë dhe trotuarë, kryesisht nga tregtarë të vegjël, mbetet një problem kur bëhet fjalë për sigurinë ushqimore. Në këto raste përgjegjësia i kalon pushtetit vendor, për ndalimin e aktivitetit të tyre të paligjshëm.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj e pranoi se sistemi i gjurmueshmërisë ka dobësi, ndaj dhe autoritetet po punojnë në këtë drejtim tha ajo.
“Gjurmueshmëra ndodh, çështja është sa efektive është kur tregjet dhe infrastruktura e tyre shpesh nuk është ajo e duhura. Në çdo vit kemi investuar në 5 tregje. Janë gjithsej 21 tregje të reja në 4 vite. Ekzistenca e një infrastrukture që i transferohet pushtetit vendor, është mesazhi i parë që japim drejt sigurisë ushqimore, sepse themi do ikim nga rruga në treg. Sot ka ende tregje në rrugë dhe aty nuk bën dot gjurmueshmëri të masës. Megjithatë kemi një hap shumë cilësor ligjor që do të ndryshojë në mënyrë cilësore mënyrën se si bëhen inspektimet. Mendojmë që inspektoriatet në vitin 2026 e në vijim do jenë shumë afër inspektoriateve të BE-së”- u shpreh Anila Denaj Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Znj. Denaj konfirmoi ndërtimin e një rrjeti laboratorësh rajonal, me ndihmën e bankës botërore, një fond prej 20 milion eurosh, që i vjen në ndihmë gjurmueshmërisë.
Nga ana tjetër aktivistë në mbrojtje të konsumatorëve insistojnë në rritjen e numrit të inspektimeve nga dy autoritetet si dhe në informimin e konsumatorit për produktet e gjendura në shkelje të normave.
“Në mjaft raste kur rezultojnë probleme konsumatori nuk ka informacion. Unë dhe ju nuk marrim vesh që në disa tregje fjala vjen, janë analizuar disa fruta dhe perime dhe kanë rezultuar me problematika. Ky është një problem shumë serioz për konsumatorin”- thotë për Zërin e Amerikës Granit Sokolaj, drejtor i qendrës “Alert”
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se asgjësimet janë kryer në të gjitha rastet kur produket ushqimore janë gjetur jashtë standardeve dhe se konsumatorët janë njoftuar në kohë.
Një nga problemet më të mëdha që veçojnë ekspertët në sistemin bujqësor është fragmentarizimi, ose thënë ndryshe, fermat e vogla, që pengojnë zhvillimin ekonomik, subvencionet në bujqësi, dhe për pasojë sjellin problematika në sigurinë ushqimore. Sot 36 % e fermave blegtorale kanë 1 deri në 5 krerë lopë, ndërsa vetëm 11% e fermave kanë mbi 50 krerë. Nga ana tjetër dhe shumica dërrmuese e 350 mijë fermave bujqësore janë të vogla.
“Për të nxitur bashkimin e fermerëve duhet t’u thuhet që nuk ka më grante për fermerë por për bashkësi fermerësh. Naftën nuk do ia japësh më një fermeri për bashkësisë së fermerëve. Autoritetet duhet të përdorin “karrotën” që t’u thonë fermerëve që 5 dynymë tokë nuk përbën asgjë dhe se dy lopë nuk garantojnë sigurinë ushqimore”- argumenton Arben Shkodra, sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar.
Ministrja e Bujqësisë i konfirmoi Zërit të Amerikës se bashkimi i fermerëve po nxitet që prej vitit të kaluar prej kushteve të reja në subvencionim.
“Ky model u përdor dhe në skemën tonë mbështetëse të subvencioneve vitin e kaluar ku edhe për arsye të sigurisë ushqimore në thamë: “Nuk ka nevojë të bashkoni pronat për të bërë 1 ha, por minimum 1 ha është parakusht që të marrësh subvencionin.” Shumë nga fermerët që kishin më pak se 1 ha, po të bashkoheshin me një kontratë të panoterizuar, me kushtin që të kishin një agronom, siguronin edhe skemën e subvencionit por dhe sigurinë ushqimore, se kanë agronomin. I njëjti model u përdor edhe për fermat blegtorale. Mund ta dinamizojmë këtë formulë në të ardhmen” – pohon Anila Denaj Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Autoritetet janë zotuar se gjatë këtij viti do të përafrojnë legjislacionin për sigurinë ushqimore më atë atë BE, një nga mangësitë e evidentuara nga Komisioni Europian. Siguria ushqimore është një sfidat më të cilat ndeshen edhe vendet e zhvilluara, por në një vend si Shqipëria, ku disa hallka të zinxhirit të industrisë ushqimore janë me të dobëta këto sfida bëhen edhe më të mëdha. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38