Flash News

E-TJERA

"Sistemi farmaceutik, armatë për shëndetësinë", Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve: Ne nuk kemi përfaqësim institucional

"Sistemi farmaceutik, armatë për
Në foto/ Kryedemokrati Basha takim me Urdhrin e Farmacistëve

Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, gjatë takimit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sjellë në vëmendje mungesën e përfaqësimit institucional të farmacistëve.

Ndërsa u shpreh se sistemi farmaceutik është një armatë vendimtare në sistemin shëndetësor, Tomas theksoi se mungesa e përfaqësimit të farmacistëve bën që problematikat e tyre të mos dëgjohen.

Sipas Tomës, me ardhjen e pandemisë, “pesha i bie sistemit shëndetësor dhe nga kjo varen dhe sistemet e tjera”.

“Nga ne kërkohej shumë por problematikat tona nuk u dëgjuan. Sistemi shëndetësor ose funksionon si i tërë, ose me hallka të shkëputura dështon. Ne nuk kemi përfaqësim institucional dhe problematikat tona nuk dëgjohen. Mjekët nuk kanë një protokoll të trajtimit të pacientëve COVID”, shprehet Toma, duke shtuar se “sistemi farmaceutik u përjashtua nga administrimi i pandemisë”.

Të fundit