Flash News

E-TJERA

Situata e Covid-19: Tre viktima dhe 139 të infektuar

Situata e Covid-19: Tre viktima dhe 139 të infektuar

Tre persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit raporton Ministria e Shëndetësisë.

Pas kryerjes së 2,030 testimeve, kanë rezultuar 139 qytetarë të infektuar, njofton ministria.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa janë shëruar 431 qytetarë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,030 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 139 qytetarë, në këto bashki: 49 në Tiranë, 21 në Fier, 11 në Sarandë, 8 në Berat,  6 në Shkodër, 4 në Gramsh, 3 në Mirditë, Durrës, Kamëz, Delvinë, Korçë, 2 në Kurbin, Patos, Përmet, Pogradec, Dimal, Kuçovë, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Shijak, Krujë, Rrogozhinë, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër.

Janë 2,211 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Korça 67 vjeç, një qytetar nga Tirana 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 84 vjeç.

Janë shëruar 431 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,019 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSh.

Të fundit