Flash News

E-TJERA

Reshjet intensive në vend, KESH përgjysmon shkarkimet e Hec Vau Dejës

Reshjet intensive në vend, KESH përgjysmon shkarkimet e Hec Vau

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka bërë me dije se për shkak se priten reshje intensive të shiut gjatë orëve të mbrëmjes dhe ditës së nesërme, do të ketë një situatë të rritjes së ndjeshme të nivelit të liqenit dhe prurjeve në lumin Buna.

Për këtë arsye, për të mos ndikuar në zonën e nën Shkodrës, KESH përgjysmon shkarkimet brenda ditës së sotme nga portat e HEC Vau Dejës nga 700m3/s në 500 m3/s

Njoftimi i plotë:

Raportet meteorologjike parashikojnë se gjatë orëve të mbrëmjes dhe ditës së nesërme priten rreshje intensive shiu, në veri-lindje të vendit dhe në Malin e Zi, duke sjellë kështu një rritje të ndjeshme të nivelit të liqenit dhe prurjeve në lumin Buna.

Për këtë arsye, për të mos ndikuar në zonën e nën Shkodrës, KESH përgjysmon shkarkimet brenda ditës së sotme nga portat e HEC Vau Dejës nga 700m3/s në 500 m3/s

Prurjet natyrore në kaskadë janë 1447 m3/s.

Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :

* Hec Fierzë -  490 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.

* Hec Koman - 630 m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.

* Hec Vau Dejës - 412 m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga port-at

???? Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

* Hec Fierzë 291.29 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd)

* Hec Koman 170.73 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd)

* Hec Vau i Dejës 72.96 mmnd ( kuota max. 76 mmnd)

????Prodhimi në të tre Hec-et është :

* Hec Fierzë, 5,650 MWh (ditor)

* Hec Koman, 12,449 MWh (ditor)

* Hec Vau Dejës, 4,320 MWh (ditor)

????Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

 ????Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.

Të fundit