Flash News

E-TJERA

Situata me Covid-19/ 13 humbje jete në 24 orët e fundit, rritet numri i infeksioneve

Situata me Covid-19/ 13 humbje jete në 24 orët e fundit, rritet numri
Në foto: Spitali Infektiv ose covid 1

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur betejën me Covid-19, 13 persona. Numri i rasteve të reja ka shënuar rritje krahësuar me një ditë më parë.

Nga 2.256 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 782 raste, raporton ministria e Shëndetësisë. Numrin më të lartë të infeksioneve ditore e ka Tirana e ndjekur nga Saranda dhe më pas qarqet e tjera të vendit.

Sipas MSH, janë shëruar 572 qytetarë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (03 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore                  782

Të shëruar ne 24 orë                572

Të shtruar në spitale                480

Humbje jete në 24 orë              13

Testime ditore                              2.256

Testime totale                        197.062

Raste pozitive                      40.501

Raste të shëruara     20.484

Raste Aktive                      19.165

Humbje jete                         852

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10282

Durrës  1320

Elbasan  794

Fier  1455

Korçë  982

Vlorë  953

Shkodër  844

Lezhë  742

Berat  649

Kukës  397

Dibër  213

Gjirokastër  534

Të fundit