Flash News

E-TJERA

Situata në vend, mblidhet sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Situata në vend, mblidhet sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, ku do të bëhet një analizë së gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioriteteve për vitin 2023.

Mbledhja u thirr disa ditë më parë nga presidenti Bajram Begaj. Takimi me temë “Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”, do të zhvillohet në orën 14:00.

Presidenca bëri me dije se mbledhja synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Shqipëri.

Gjithashto do të diskutohen prioritetet për vitin në vijim në funksion të gjithëpërfshirës së institucioneve në garantimin e sigurisë së qytetarëve.  

Në mbledhje do të ftohen anëtarët e Këshillit të Sigurisë dhe drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.

 

Të fundit