Flash News

E-TJERA

"S'jeni pasardhës të Platonit dhe Aristotelit", Mitsotakis për Ramën: I shpëtojnë shpesh gjëra që nuk thuhen

"S'jeni pasardhës të Platonit dhe Aristotelit",

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka komentuar deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama, të bëra gjatë një paneli ndërkombëtar në Abu Dhabi, të cilat kanë shkaktuar reagime dhe polemika në mediat greke.

Mitsotakis u shpreh se e njeh mirë homologun e tij shqiptar, duke nënvizuar stilin e komunikimit që Rama ka dhe faktin se herë pas here ai shprehet në mënyrë të tillë që krijon keqkuptime.

Sipas tij, në këtë rast Rama ka bërë një deklaratë të gabuar, por ka reflektuar dhe e ka kuptuar vetë pasojën e fjalëve të tij.

“E njoh shumë mirë zotin Rama. Ka një mënyrë të veçantë të të shprehurit dhe shpesh i shpëtojnë gjëra që nuk duhej t’i thoshte. Këtë herë tha një të gabuar dhe e kuptoi gabimin e tij. Mbaj në konsideratë korrigjimin; ishte një deklaratë e pafat, më mirë ta lëmë pas”, deklaroi Mitsotakis.

Deklarata që nxiti polemikat ishte: “Mendoni se keni monopol mbi filozofinë dhe jeni trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të Platonit dhe Aristotelit, por nuk jeni”, fjalë që Rama ia drejtoi gazetarit grek Defteriosit pasi ky i fundit i shqiptoi gabim emrin.

Një ditë më parë, vetë kryeministri shqiptar reagoi ndaj kritikave, duke sqaruar se tonet e tij nuk kishin qenë aspak tendencioze apo fyese, por ishin pjesë e një humori miqësor dhe spontan, i cili sipas tij është keqinterpretuar.

 

Të fundit