Flash News

E-TJERA

S’ka datë për konferencën e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri, Varhelyi: Do punojmë të mbahet brenda 2021

S’ka datë për konferencën e parë ndërqeveritare

Ministrat e jashtëm të Unionit nuk arritën të gjenin zgjidhje për caktimin e një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Tiranën dhe Shkupin. Bullgaria nuk bëri lëshime për çështjet e hapura që ka me Maqedoninë e Veriut, ndërsa BE nuk pranon që të ketë ndarje të Shqipërisë në procesin e integrimit.

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi ka reaguar pas vendimit dhe përmes një postim në Tëitter, shkruan se Shqipëria edhe Maqedonia  e Veriut kanë bërë përparim të dukshëm. Sipas tij,do të punohet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për të dy vendet, brenda vitit 2021.

"Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi", shkruan Varhelyi.

 

Të fundit