Flash News

E-TJERA

Skadimi i leje qëndrimeve, Greqia shtyn afatin për në 2021

Skadimi i leje qëndrimeve, Greqia shtyn afatin për në 2021
Foto ilustruese

Greqia ka marrë vendimin për të shtyrë afatin e lejeve të qëndrimit për emigrantët.  Ministria e Brendshme ka vendosur të shtyjë deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin në datën 31 korrik të 2020-ës. Ky vendim hyn në fuqi nga e hëna e ardhme, më 21 dhjetor.

Ky është një lajm i mirë për emigrantët dhe kryesisht ata shqiptarë, të cilët rrezikonin të mos rinovonin lejet e qëndrimit, pasi qendrat e decentralizuara të Ministrisë së Brendshme ishin të mbyllura për shkak të pandemisë Covid-19.

Greqia po merr masa që edhe emigrantët që jetojnë në vend të trajtohen njësoj si vendasit jo vetëm nga ana financiare, por edhe përsa i përket pajisjes me dokumente, ndaj edhe për ta janë marrë masa lehtësuese për përballimin e efekteve të Covid-19.

Të fundit