Flash News

E-TJERA

Skandal me kilometrat e makinave në Shqipëri

Skandal me kilometrat e makinave në Shqipëri

Prej dy javësh Drejtoria e Transporteve ka nisur verifikimin me mjete inteligjente për automjetet që paraqiten në kolaudim me qëllim kontrollin e historikut të kilometrave. Sipas të dhënave, mësohet se deri më tani 240 mjete nuk e kanë kaluar testin e kontrollit teknik, për shkak të ndërhyrjeve në odometër.

“Nga një total i automjeteve të cilat kanë qenë për një kontroll teknik, rreth 2500, afro 240 automjete kanë rezultuar me probleme ose fshehje të kilometrazhit. Të gjitha këto automjete  kanë ndërhyrje në odometër, është një shërbim i ri i cili prej 2 javësh ka filluar edhe në pikat e kontrollit në Shqipëri, fillimisht në Tiranë për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin. Duhet thënë se është një shërbim që ofrohet falas, dhe tashmë vendoset në certifikatën e kolaudimit në të gjitha automjetet që i nënshtrohen kontrollit teknik”, shkruan tv klan.

Aktualisht në certifikatën e kolaudimit, përveç kilometrave në të cilat ka automjeti në momentin që i nënshtrohet kontrollit teknik, regjistrohet dhe shënohet historiku i tij që prej statusit fillestar.

 

Të fundit