Flash News

E-TJERA

Skandali “Balluku”, Erald Elezi paraqitet në SPAK

Skandali “Balluku”, Erald Elezi paraqitet në SPAK

Drejtori i KESH, Erald Elezi, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Elezi një nga vartësit e Belinda Ballukut u mor i pandehur nga SPAK në muajin tetor.

 Ai ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie me vendim të GJKKO si i përfshirë në skandalin “Balluku”.

Hetimi nisi pas sekuestrimit të materialeve nga celulari i ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, i cili ndodhet në paraburgim për korrupsion dhe pastrim parash.

Akuzat ndaj Elezit lidhen me shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Sipas SPAK, ai dyshohet se ka përdorur funksionin publik në mënyrë të paligjshme dhe ka favorizuar kompani të caktuara duke cenuar konkurrencën e ndershme në procedurat e prokurimit.

Të fundit