Flash News

E-TJERA

Skandali i publikimit të pagave/ Lëshohen disa udhër-arreste, katër persona bien në pranga

Skandali i publikimit të pagave/ Lëshohen disa udhër-arreste,

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë lidhur me skandalin e publikimit të pagave. Nga informacionet paraprake që po qarkullojnë në media, ka rezultuar se këta persona, kanë nxjerrë nga sistemi listat e pagave. Ende nuk është bërë me dije identiteti i të arrestuarëve, pasi policia nuk ka nxjerrë një njoftim zyrtar mbi ngjarjen.

Aksioni është duke u zhvilluar, pasi janë prerë disa udhër-arreste, por vetëm katër janë ekzekutuar deri më tani. Të ndaluarit dyshohen se janë dy specialistë IT, të cilët akuzohen për “ndërhyrje në sistemet kompjuterike”. Pritet një konferencë për mediat në orën 10.30 nga Prokuroria e Tiranës.

Prokuroria e Tiranës nisi një hetim në fund të muajit dhjetor në lidhje me publikimin e të dhënave personale, paga dhe ID të rreth 630 mijë qytetarëve të ndryshëm.

Dokumenti në formën e një linku u përhap me shpejtësi në platformat sociale dhe i përkiste muajve janar dhe prill të vitit 2021.

Kjo ishte rrjedhja më të madhe të informacionit, që ka të bëjë me pagat mujore të qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë, të cilët punojnë në sektorin privat dhe në administratën publike.

Materialet e bëra publike cënojnë jo vetëm privatësinë e individëve të zakonshëm, por rrezikojnë dhe vjedhjen e identitetit apo abuzimet në rrjetet financiare apo bankare.

 

Të fundit