Flash News

E-TJERA

Skandali i rrjedhjes së numrave të telefonit/ A është kjo përpjekje e Ramës për të shuar zhurmën "Kajmaku”?

Skandali i rrjedhjes së numrave të telefonit/ A është kjo

Ditën e sotme në vend “shpërtheu” një tjetër skandal, ai i rrjedhjes së numrave të telefonit të 3 milionë shqiptarëve, të cilët janë nxjerrë në shitje online.

Menjëherë në rrjet është aluduar se kjo është “dora” e kryeministrit Edi Rama për të zhvendosur fokusin nga arrestimi i ish-kryebashkiakut socialist, Agim Kajmakut për trafik droge.

Përveç reagimeve në rrjet, një pretendim të tillë e ka ngritur edhe numri dy i LSI-së, Petrit Vasili. Ky i fundit shkruan në Facebook se, “Edi Rama dje ne aksham filloi nje estrade te trashe me gjoja listat e numrave te telefonit, qe medemek shiten ne pazar.

Estrada e Rames pritej, bile ne fakt duhet te fillonte edhe me shpejt, sepse duhej me patjeter nje zhurme teneqesh, pas deshtimeve njeri me i rende e me poshterues se tjetri”.

Vasili evidenton si dështime “goditjen” që mori nisma Ballkani i Hapur nga kancelari gjerman Scholz, çështja “Kajmaku”, inceneratorët, rritjen e çmimeve, etj.

 

Të fundit