Flash News

E-TJERA

Skandali me mesazhet, reagon ministri i RMV: Ferit Hoxha të kërkojë falje publike!

Skandali me mesazhet, reagon ministri i RMV: Ferit Hoxha të

Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi ka reaguar i revoltuar pas publikimit të mesazheve në një grup të brendshëm të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ku fyente shqiptarët.

Në rrjetet sociale, ministri i RMV shkruan se fjalori i ministrit shqiptar është i papranueshëm, ndaj kërkoi reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare. 

"Zhgënjyes dhe i papranueshëm fjalori i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Ferit Hoxha, i cili i quan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut “idiotë”. Presim reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare, ndërsa Ministri Hoxha duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e bëra.

Kjo lloj gjuhe shkel çdo kodeks etik e profesional dhe është skandaloze për një përfaqësues shteti. I kujtojmë z. Hoxha se e ka obligim kushtetues të kujdeset për bashkëkombasit e vet që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë fqinj nga projekti i dashur i Tiranës zyrtare Open Balkan, por pjesë e pandashme e trungut kombëtar.

Në të njëjtën kohë, zhgënjen edhe heshtja e ambasadorit shqiptar në Shkup, z. Denion Meidani, i cili në vend se të reagojë ndaj fjalorit të tillë, ka zgjedhur ta bëjë zëdhënësin e disa partive politike në Maqedoninë e Veriut", shkruan ministri Durmishi. 

Të fundit