Flash News

E-TJERA

Skandali me pagat, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: E rëndë, por kjo ndodh në të gjithë botën

Skandali me pagat, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave

Skandali me të dhënat personale ishte temë e debatit të mbrëmjes së sotme në Open. Një prej të ftuarve ishte edhe Besnik Dervishi, me detyrën e

Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave Personale Besnik Dervishi e konsideroi skandalin me të dhënat personale një ngjarje shumë të rëndë, por shtoi se kjo ndodh në të gjithë botën, duke iu referuar një ngjarjeje të tillë me shtetas amerikane dhe evopianë.

I ftuar në Open, deklarata e Dervishit ka ngjallur reagime në studio.

Gazetari Enton Abilekaj ndërhyri duke thënë se skandali për të cilin foli Dervishi nuk ka të bëjë me të dhëna personale, por me të dhëna të deklaruara nga vetë qytetarët. Mes analistit Abilekaj dhe Dervishit pati replika të forta, ndërkohë që më tek Dervishi deklaroi se përgjegjës për këtë është Drejtoria e Tatimeve.

Dervishi konfirmoi se që nga dita e nesërme do të nisë hetimi administrativ, pa lënë pas edhe hetimin penal, që sikurse u konfirmua edhe prej tij ka nisur tashmë nga Prokuroria.

 

 

Të fundit