Flash News

E-TJERA

Skandali në paraburgimin e Durrësit: Alqi Bllako dhe Lefter Koka dalin për të drekuar me kriminelë

Skandali në paraburgimin e Durrësit: Alqi Bllako dhe Lefter Koka dalin

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga gazetarja Anduena Llabani, e cila flet për një skandal në paraburgimin e Durrësit, në qendër të të cilit janë dy emra të njohur të botës politike.

Bëhet fjalë për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako, të dy në qeli për aferën e inceneratorëve. Sipas një denoncimi që Llabani ka siguruar, dy të burgosurit lejohen nga grupet e sigurimit të dalin jashtë qelisë dhe të drekojnë në bare e kafene me persona të tjerë të botës së krimit.

Llabani ka thënë për MCN Tv se kemi të bëjmë me një skandal që rrezikon të marrë përmasa më të mëdha, duke qenë se është e përfshirë kupola e burgut, të cilët kanë njohje të thella jashtë institucionit.

“Kemi të bëjmë me informacion të klasifikuar në formën e një padie. Personi që e ka bërë këtë denoncim do të qëndrojë anonim. Flitet për një skandal që do marrë përmasa të mëdha nëse do vërtetohet. Është punonjës i administratës së burgjeve që ka njerëz të tij në regjimin e posaçëm në paraburgimin e Durrësit. Ai tregon se persona VIP si Lefter Koka dhe Alqi Bllako dalin për orë të tëra duke drekuar dhe pirë kafe në baret dhe restorantet e qytetit me elementë kriminalë, duke përfituar favore. Personi që denoncon aktualisht nuk punon në parburgimin e Durrësit. Informacionin e ka siguruar nga persona të afërm që punojnë në paraburgimin e Durrësit. Ka disa punonjës policie që ka filmime të momentit të daljes nga paraburgimit të Durrësit.  Ka fotografi të personave që drekojnë bashkë, me uniformat e policisë. Të gjitha materialet janë në SPAK. Personi kallëzues pretendon që punonjësi Fatmir Bozhani është cenuar në konflikt me këta persona. Ka siguruar pamje filmime të momentit të daljes nga paraburgimi të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos. Është një gjë që pritet të verifikohet. Nuk duam të aludojmë se është kështu siç e thotë kallëzuesi. Por duhet parë ecuria e hetimeve nga SPAK.

SPAK për këtë çështje s’mund të na flasë për momentin. S’kemi akoma një procedim të nisur. Drejtoria e Burgjeve është vënë në dijeni, Ministria e Drejtësisë është vënë në dijeni. Drejtorinë e Burgjeve e kemi kontaktuar dhe është thënë kategorikisht nuk ekziston. Janë katër episode që janë konfirmuar sipas paditësit, ku u është dhënë liri për orë të tëra dy personazheve të inceneratorëve. Duhet të presë nëse SPAK-u do të kërkojë informacion apo kamerat e sigurisë. Nëse do drejtojë kërkesë për të marrë pamjet, mund ta verifikojë thjesht. Përgjegjësia nëse kjo gjë nuk qëndron është totalisht e tij. Nëse do qëllojë që s’është e vërtetë ndaj këtij personi mund të ketë vepër penale të ngritur për shkak të dezinformimit. Duke qenë se kemi të përfshirë kupolën e policisë së Durrësit, këta njerëz kanë mbështetje, nëse do të jetë e vërtetë. Akuzat e tij shkojnë më larg, pretendon se këta individë kanë marrë edhe shtëpi në Durrës për favoret që krijojnë në regjimin e posaçëm. Avokatin e Lefter Kokës e kemi takuar dhe kjo gjë për të mbetet një absurd”, ka thënë Llabani.

Të fundit