Flash News

E-TJERA

Skema që u përdorur nga autorët për vrasjen e Gjokë dhe Eduart Gurrës

Skema që u përdorur nga autorët për vrasjen e Gjokë dhe

Dyshohet se personat që dogjën banesën natën e kaluar janë të njëjtët me ata që ekzekutuan babë e bir Gjokë dhe Eduart Gurra, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Dukagjin.

Djegia e banesës dyshohet se ka qenë plan i autorëve, për t’i nxjerrë në pritë viktimat, pasi Gjokë dhe Eduart Gurra, banonin në lagjen “Partizani” në Shkodër.

Familja Gurra u njoftua për djegien e banesës dhe sot babë e bir shkuan të shikonin dëmet materiale, pasi në banesën në fshat nuk banonte njeri.

Mesa duket ngjarja ka qenë pritë. Aty, përpara shtëpisë së djegur, ata u ekzekutuan me armë zjarri nga persona të panjohur dhe mbetën të vdekur në vend.

Plani i autorëve siç duket ka qenë dhe për të zgjedhur një terren larg zonave të populluara, larg kamerave të sigurisë dhe larg uniformave blu. Kjo e vështirëson punën e Policisë për identifikimin e tyre.

Ende deri tani nuk ka një pistë se cili mund të ketë qenë shkaku për krimin e dyfishtë.

Të fundit