Flash News

E-TJERA

Skënderbeu zgjedh trajnerin e ri, prezantohet sot

Skënderbeu zgjedh trajnerin e ri, prezantohet sot
Foto ilustruese

Skuadra e Skënderbeut ka zgjedhur trajnerin e ri. Migen Memelli do të drejtojë klubin korçar. Ai pritet të prezantohet sot në mesditë.

Migen Memelli do të jetë trajneri i ri i Skënderbeut. Para tre ditësh pas humbjes me Kukësin, klubi korçar dhe Julian Ahmataj vendosën të ndërpresin bashkëpunimin e tyre me konsensus nga të dy palët.

Memelli ka punuar si trajner moshash. Si trajner i parë ka drejtuar Laçin dy sezone më parë për një kohë të shkurtër, ndërsa te kurbinasit ka qenë edhe ndihmës i Artan Mërgjyshit. Memelli ka luajtur me fanellën e Skënderbeut në vitet 1999-2001, si dhe në gjysmën e sezonit 2005-2006.

Të fundit