Flash News

E-TJERA

"Skeptik për Task-Forcën", Bushati: SPAK nuk prek krimin zgjedhor, krimin ekonomik dhe Ramën

"Skeptik për Task-Forcën", Bushati: SPAK nuk prek krimin

Analisti Andi Bushati u shpreh skeptik lidhur me për Task-Forcën e ngritur nga SPAK-u për krimin zgjedhor.

I ftuar në MCN, Bushati tha se shkuara e SPAK-ut është e zezë, ku shpesh ka shërbyer si mbulesë e krimeve zgjedhore, apo si mashë e PS-së si në rastin Beleri. Sipas analistit ka tri tabu të paprekshme nga SPAK-u, krimi zgjedhor, ekonomia kriminale dhe kryeministri Edi Rama. 

Jam skeptik apo pesimist. Pesimizmi s’vjen vetëm nga ai teksti që lexuam, por e shkuara e SPAK-ut është e zezë në raport me krimin zgjedhor. Nëse në këto 4 vite SPAK-u do na kishte zbardhur krimin zgjedhor të Elbasanit, që e fshehu në favor të PS, nëse do të na kishte zbardhur vjedhjen e të dhënave për 900 mijë shqiptarë nga PS, atëherë do kishim besim. Por SPAK-u deri tani ka qenë mbulesa e çdo krimi zgjedhor. Madje në rastin e Belerit ka shërbyer si mashë, që edhe atë që PS e humb me vota, SPAK t’ia kthejë me mjete juridike.

Jam skeptik dhe mosbesues nisur nga e shkuara e SPAK-ut. Ka 3 tabu që SPAK-u s’i prek, mosprekja e krimit zgjedhor, mosprekja e ekonomisë kriminale, kullat e mëdha të ndërtuara, që institucionet ndërkombëtare thonë janë mjet i produktit kriminal, dhe tre Edi Rama. Këtu ka mungesë vullneti. E shkuara e SPAK-ut është e zezë. SPAK-u ka bërë operacione makiazhi për të ruajtur besimin te njerëzit që thonë SPAK-u është histori suksesi, por s’kemi deri tani ndëshkim real i krimit zgjedhor. SPAK-u është një levë për të forcuar regjimin autoritarist të Edi Ramës, dhe nuk prek shtyllat që mbajnë në këmbë regjimin”.

Të fundit