Flash News

E-TJERA

"S'komentoj vendimet e SHBA-së"/ Debat mes Lubonjës dhe Bashës: Ik nga partia atëherë

"S'komentoj vendimet e SHBA-së"/ Debat mes Lubonjës dhe

Çështja 'Berisha' ka sjellë debat mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe analistit Fatos Lubonja. Ky i fundit replikoi ashpër ndaj deklaratës së Bashës në "Real Story" se nuk i komenton vendimet e Amerikës, teksa hodhi akuza se ish-kryeministri Sali Berisha vuri interesat personale mbi ato të PD.

Lubonja e ka konsideruar të papranueshëm faktin që Basha nuk i komenton vendimet e Shteteve të Bashkuara, duke i thënë që në këto kushte të lërë drejtimin e partisë.

Sipas tij, në këtë mënyrë Basha fyen shqiptarët. Ai shtoi se përderisa Amerika i komenton këto sjellje, nuk përbën problem ta bëjë dhe Basha.

Basha: Berisha ka thënë që nuk më intereson PD para vetes sime. Ajo që ka ndodhur për 3 muaj me radhë unë kam investuar gjithçka personalisht dhe politikisht për një zgjidhje për akomodimin e interesave të zotit Berisha pa dëmtuar interesat e PD dhe muri që kam hasur ka qenë nuk më intereson asgjë para vetes sime, nuk vë asgjë para vetes sime. Nuk janë akuza.

E ka thënë vetë, e ka thënë në konferencë për shtyp. E ka thënë në emision televiziv. Ka thënë një parti që nuk mbron dinjitetin njerëzor nuk meriton të ekzistojë. E ka thënë publikisht para anëtarëve të PD. Që ndonëse jam në presion, unë familja, ime, PD-ja, mandatin nuk e jap. Qartësisht ka vendosur interesat e tij personale mbi interesat e grupit, mbi interesat e demokratëve. Nuk është thjesht çështje kështu ka vendosur perandoria. Pa diskutim as kam komentuar dhe as komentoj vendimet e qeverisë së SHBA-ve.

Lubonja: Si nuk mund t’i komentosh. Ik nga partia atëherë. Jam komentator dhe i komentoj. Si nuk mund t’i komentosh ti. Kjo është t’i bësh budallenj shqiptarët. Ndihem i fyer që thua kështu. E komenton Amerika vetë e para. E komenton Biden, Trumpin. Kjo është t’i bësh shqiptarët budallenj, mbyllni sytë. Afganistani ishte dështim total dhe ky thotë nuk komentoj. Kur komenton Afganistanin, komenton dhe gjënë tënde. Jeni i bindur se Sali Berisha është i korruptuar? Më jep një përgjigje.

 

Të fundit