Flash News

E-TJERA

Sociologu: Vrasjet janë bërë si “buka” e përditshme, krimi ka prekur familjen

Sociologu: Vrasjet janë bërë si “buka” e

Sociologu Gëzim Tushi i ka quajtur “bilanc lufte” ngjarjet e fundit kriminale në vend, që shënuan 5 viktima dhe një të plagosur.

Në një lidhje për Syri Tv, Tushi u shpreh se shoqëria shqiptare po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, pasi krimi është kthyer në një fenomen social.

Tushe nënvizoi se në shoqërinë tonë po abuzohet me konceptin e demokracisë me atë që “njeriu është i lirë të bëjë ç’të dojë”. Ai vlerëson se nisur nga kjo, aktorët e krimit dalin hapur ndërsa shoqëria hesht.

“Së pari unë dua të theksoj që ky bilanc i këtyre vrasjeve të këtyre dy ditëve të fundit ngjan tamam si një bilanc lufte. Domethënë edhe në luftë po të ishim nuk do kishim një numër aq të madh humbjesh jete për shkak të krimeve të natyrave të ndryshme.

Duket se shoqëria shqiptare po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë ku krimi është bërë social, një fenomen jashtëzakonisht i përhapur e linfa e krimit është në të gjitha ambjentet duke u kthyer në një substancë të rrezikshme që ka prekur familjen e strukturat e tjera të shoqërisë.

Më saktë do thosha na është bërë si buka e përditshme dhe është aq i shpeshtë sa qytetarët kanë nisur të ambjentohen me këtë kulturë të përhapur të krimit.

Unë mendoj që përhapja në masë e krimit bazohet në dy shkaqe kryesore: E para është faktor individual që ka të bëjë me njeriun, sepse krimi është një akt i kryer në mënyrë të paparashikuar lidhur me problemet e njeriut e probleme t karakterit, me depresion, etj.

Problemi i psikologjisë individuale që lidhet me njeriun është një problem i madh i hapur në shoqëri.

Për shkak të abuzimit me konceptin demokraci dhe me atë që ‘njeriu është i lirë të bëjë çfarë të dojë’ dhe ‘në demokraci çdo gjë është e lejuar’ këto aktorë të krimit kanë dalë hapur duke u përpjekur që ta bëjnë edhe shoqërinë të heshtë”, deklaroi sociologu.

Të fundit