Flash News

E-TJERA

Sokol Cikalleshi largohet nga turqit e Koniasporit

Sokol Cikalleshi largohet nga turqit e Koniasporit

Sokol Cikalleshi nuk është më pjesë e skuadrës së Koniasporit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi turk nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, me kavajasin që largohet pas plot 4 sezonesh.  

Cikalleshi ka shënuar plot 30 gola dhe 11 asiste me Konian, më së shumti në karrierën e tij, dhe tashmë mbetet një lojtarë i lirë në merkato.

Sulmuesi 34-vjeçar është përfolur më parë për një rikthim në Shqipëri, por tani mund të jetë gjithnjë e më pranë realizimit. 

Të fundit